Kërcënonin me armë qytetarët në Tiranë, bllokohet makina, por arratisen autorët

61

 

Një makinë është bllokuar mbrëmjen e sotme në rrugën
“Siri Kodra” në kryeqytet, pas një ndjekjeje nga policia.

Policia
është vënë në ndjekje të makinës tip “Alfa Romeo” pas një telefonate
se persona që lëviznin me këtë automjet kanë kërcënuar me armë qytetarë të
ndryshëm.

Raportohet
se personat që gjendeshin në mjet kanë arritur t’i shpëtojnë prangave, duke u
arratisur. Pas disa minutash ndjekje, ata braktisën veturën mbi një
trafikndarëse dhe humbën gjurmët.

Efektivë
të policisë kanë gjetur një sasi të vogël kokaine në kroskotin e
makinës. Ndërkaq, po këqyret mjeti për të gjetur prova që mund të çojnë te
autorët e ngjarjes.