Katastrofa e politikës: Shqiptarët pas sirianëve si azilkërkues

572
Dyndja e shqiptarëve drejt Gjermanisë me shpresën për të përfituar çfarëdolloj azili nuk është ndalur edhe në korrik. 7633 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani gjatë muajit të kaluar, rreth 1700 më shumë se muaji pararendës qershor. Shifrat janë publikuar nga Ministria e Brendshme Gjermane, në raportin e saj të përmuajshëm për refugjatët. Statistikat per korrikun. 
Tabela tregon qartë se shqiptarët, që edhe për korrikun renditen të dytët përsa i përket numrit të kërkesave për azil, po konkurojnë fuqishëm me sirianët, të cilët janë në vend të parë me 9413 kërkesa. 
Siria dhe Shqipëria janë dy vendet, prej të cilave kërkesat për azil në Gjermani po rriten me ritme të larta, pavarësisht se problematikat janë krejt të kundërta. Për vendet fqinje si Serbia, Maqedonia e Bosnja, ritmet e rritjes janë të pakta. Ndërsa nga Kosova po shënohen gjithnjë e më pak kërkesa. 
Në total për korrikun janë shënuar rreth 37 500 kërkesa për azil në Gjermani, 2 mijë më shumë se qershori.Për periudhën Janar – Korrik 2015 numri i azilkërkuesve në ka arritur në rreth 255 mijë, 133% më shumë se e njeta periudhë e vitit të kaluar. 
Në një konferencë për shtyp, ku bëri publike këto të dhëna, ministri i Brendshëm gjerman Thomas De Maiziere tha fluksi i refugjatëve në Gjermani për këtë vit pritet të arrijë rekordin historik prej 800 mijë njerëzish, dyfishi i atij të vitit 1992, si pasojë e luftës në ish-Jugosllavi.
Tatuazhi me “Shqipërinë e Madhe”, serbi ther emigrantin shqiptar
Urrejtje dhe dhunë racore e një serbi në Greqi i cili pasi ka dalluar në trupin e një të riu shqiptar tatuazhin me simbolet e Shqipërisë së Madhe i është sulur me thikë dhe e ka plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Katerini të Greqisë, raportojnë burime zyrtare nga policia greke. Shtetasi serb, emri i të cilit nuk jepet nga autoritetet policore greke, është shpallur person në kërkim, pasi akuzohet për plagosjen me thikë të një emigranti 25 vjeçar nga Shqipëria. “Episodi i përgjakshëm ndodhi teksa një shtetas serb në mjediset e një lokali, ka dalluar se një shtetas shqiptar, kishte tatuazh në njërin krah, me mbishkrimin “Shqipëria e Madhe” dhe hartën simbol”, bënë të ditur burime policore që citoi media lokale e Katerinit. “Shtetasi serb iu sul të riut shqiptar dhe nisi një sherr me të, për shkak të tatuazhit që mbante. Në një moment më pas, serbi nxori një thikë me të cilën e qëlloi në trup dhe krah tek tatuazhi, emigrantin shqiptar i cili për pasojë mbeti i plagosur”, raportojnë mediat lokale në Katerini. I plagosuri u transportua në gjendje të rëndë për shkak të humbjes së gjakut, në spitalin e përgjithshëm të Katerinit, ndërsa serbi u zhduk nga vendngjarja menjëherë pas therjes me thikë të të riut shqiptar.
Sigal