Sigal

Ashtu siç ishte njoftuar një ditë më parë, Policia Rrugore shtoi kontrollet në aksin Tiranë-Durrës, por edhe në akse të tjera kryesore në vend me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Mbrëmjen e djeshme policia ka pezulluar 12 leje drejtimi, pasi shoferët janë kapur nën ndikimin e alkoolit.

Ndërkohë që një leje drejtimi është pezulluar pasi shoferi u kap duke udhëtuar me një shpejtësi 164 kilometra në orë.