Kapen 3 shqiptarë në Itali, zbulohet mekanizmi si e shpërndanin kokainën

118
Policia italiane në Rimini ka shkatërruar një grup që merrej me trafikimin e kokainës.
Në pranga u vunë 3 shqiptarë, gjatë aksionit të zhvilluar në Riçione e Misano.
Sipas mediave fqinje të arrestuarit janë një çift të fejuarish, 48 e 28 vjeç, rezidentë në Gabiçe dhe një 30-vjeçar banor në Cattolica.
Ky grup kishte zgjedhur një mënyrë tejet origjinale për të shpërndarë kokainë, duke shfrytëzuar shqiptarët që shkonin në Itali për pushime.
Pasi i akomodonin në apartamente me qira, ata i përdornin si shpërndarës droge, pasi në këtë mënyrë mbanin larg karabinierët.
Sipas policisë këta tre persona zakonisht punësonin 10 shpërndarës me kohë të pjesshmë ndërsa përdoruesit ishin klientë të rregullt të një moshe madhore.