Kamëz, kandidati i PS përballë një kandidati fantazëm

484
Sigal

Në bashkinë e Kamzës janë paraqitur 100 votuesit e parë në 124 qendrat e votimit, nga afro 100 mijë që janë në listat e zgjedhësve. më saktë, 63 mijë në Kamëz dhe 33 mijë në Paskuqan.

Ka një veçanti në këtë bashki, pasi në fletët e votimit gjendet akoma emri i një kandidati opozitar që realisht nuk ekziston: Ylber Gjetaj i Bindjes Demokratike. Ylber Gjetaj u tërhoq nga gara, por KZAZ nuk e mori në konsideratë këtë tërheqje, pasi kishte kaluar afati ligjor.

Si rrjedhim, Rakip Suli i PS po ‘garon” me një kandidat fantazëm