Ja sa vite burg rrezikon pronarja e kopështit që dhunoi fëmijën 3 vjeç

513
Pas publikimit të pamjeve filmike të regjistruara me kamera të fshehtë nga emisioni “Stop”, ndaj edukatores së kopështit “Diren”, Anjeza Shabani, është ngritur akuza për “Keqtrajtim të të miturve” dhe “Shpërdorim detyre”. Dy veprat parashikojnë dënim me burg. Për “Keqtrajtimin e të miturve”, neni 124/b i Kodit Penal parashikon dënim me burg nga 2 deri në 5 vjet. Kur të miturit i shkaktohet dëmtim i rëndë i shëndetit, dënimi shkon nga 10 deri në 20 vjet burg. Ndërkaq, sipas nenit 248 të Kodit Penal për “Shpërdorimin e detyrës”, Anjeza Shabani rrezikon të dënohet me burg deri në 7 vjet. Anjeza Shabani u filmua duke ushtruar dhunë barbare ndaj një fëmije 3 vjeç.
Sigal