I dënuar me 10 vite burg për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 38-vjeçari

611
Sigal

Ndalohet një shtetas i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”

Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor: Fredi (alias Alfred) Isaraj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit Nr.2383, të datës 20.09.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal,njoftoi policia e Tiranës.