I arrestuar për tentativë vrasje, kush është 26-vjeçari që u qëllua për vdekje me çifte mbrëmjen e sotme në Kavajë. Vite më parë…

521
Sigal

Marjus Ismaili është 26-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Kavajë, pas një konflikti banal, nën efektet e alkoolit.

I riu rezulton emër i njohur për policinë, pasi ka qenë i arrestuar për “vrasje të mbetur në tentativë” 7 vite më parë.

Më 29 korrik 2012, Ismaili u ndalua nga policia, pasi së bashku me një person tjetër, për shkaqe banale, pas grindjeve në lokale bastesh sportive, plagosën rëndë me thikë dy persona të tjerë.

Ismaili u qëllua për vdekje me çifte mbrëmjen e sotme në Kavajë, nga 60-vjeçari Xhevdet Leçini, ndërsa ky i fundit u vu në pranga nga policia.