Haki Çako emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Didit

69
Haki Çako, i cili ka mbajtur postin e zv.drejtorit të përgjithshëm të policisë, me vendim të Këshillit të Ministrave, sot është emëruar si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Çako, 48 vjeç u komandua në këtë post pas dorëheqjes së kreut të policisë Artan Didi, më 1 prill. Ai është emri që ministri i Brendshëm Tahiri ka propozuar për postin që la Didi dhe me firmë të kryeminstrit Rama, është emëruar në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.Çako ka qenë drejtues dhe pjesëmarrës në një sërë operacionesh të suksesshme policore, si ai i operacionit antidrogë në Lazarat. Haki Çako ka një karriere 23-vjeçare në Policinë e Shtetit, ndërsa para se të emërohej zëvendësdrejtor, ai ka mbajtur pozicionin e drejtorit të qarkut në Gjirokastër.