FOTO/ Përkeqësimi i motit, qafa e Llogarasë zbardhet nga breshëri

Qafa e Llogarasë në Vlorë është përfshirë nga reshje breshëri për shkak të motit të keq. Si pasojë lëvizja e automjeteve është vështirësuar. kanë përfshirë duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve.

Në vendin e quajtur ”Pisha Flamur”, prej rreshjeve të dendura të breshërit është krijuar një shtrese e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që po udhëtontë këtë aks të tregohen të kujdesshëm për të evituar aksidentet.

Gjithashtu policia ka njoftuar kompaninë mirëmbajtëse të rrugës për të ndërhyrë në pastrimin e aksit.