Fier, 30 punonjës protestojnë nga kulla e rafinerisë në 33 m lartësi: Nuk zbresim pa na u dhënë pagat e prapambetura

108
Rreth 30 punonjës të rafinerisë në Fier kanë protestuar mëngjesin e sotëm për pagat e prapambetura. Ata janë ngjitur në kullën me lartësi 33 m, dhe nuk zbresin pa u zgjidhur problemi.
Mes punonjësve të rafinerisë që protestojnë ka edhe gra.

Kujtojmë se edhe më herët një punëtor i kësaj rafinerie ka protestuar për pagat e prapambetura, teksa kërcënonte se do të hidhej nga kulla.

Vetëm pas ndërhyrjes së policisë dhe familjarëve të tij, punonjësi zbriti nga kulla e rafinerisë.