Fëmijët, ‘shoferë’ pa patentë, i bëjnë sfidë Policisë Rrugore

620
Sigal

SARANDË/Prindërit: E pa sigurt jeta në rrugë e kryqëzime. Policia Rrugore duhet të vëri dorë

Drejtimi i automjeteve në rrugë nga fëmijë të papajisur me patentë, me rrezik për jetën e tyre, vazhdon të jetë një problem i mprehtë për qytetin bregdetar të Sarandës. Shpesh, edhe kohët e fundit, janë shënuar aksidente automobilistike nga minorenë pa patentë, por fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima. Policia Rrugore, aktualisht me një përqendrim kontrollesh javëve të fundit, ndonëse po rrit numrin e ndëshkimeve për shoferët që realizojnë shkelje, ‘harrojnë’ adoleshentët pa patentë! Banorët janë të shqetësuar dhe bëjnë apel që rrugorët të ‘kujtohen’ dhe për adoleshentët që guidojnë makina pa pasur dëshmi aftësie për drejtim…

SHQETËSIMI

Megjithëse, ditët e fundit vihet re një prezencë e punonjësve të Policisë së Shtetit pranë mjediseve shkollore të arsimit para universitar, përsëri fenomeni i rrezikshmërisë nga aksidentet është evident. Dhe kjo më shumë nga bashkëmoshatarët e nxënësve që marrin në guidim automjetet e prindërve, si autovetura dhe motoçikleta. Por shihet vetëm prezenca e Policisë së Shtetit  dhe nuk shihet dora e policit me tabelë për të bërë stop guidimin, pasi janë nën moshën e lejuar për të drejtuar automjet. Nga kush trembet policia për të kryer detyrën?! E thënë dhe e stërthënë,në takime prindërore e në mjedise shoqërore, në media e në ankesa zyrtare, përsëri askush nuk shqetësohet për frenimin e këtij rreziku. Dhe më shqetësueset janë orët e mëngjesit dhe të mesditës,kohë kur shkojnë dhe dalin nga shkolla nxënësit. “Prisja mbesën të dalë nga shkolla por shoh që pranë meje, në trotuar, një makinë desh na shtypi, por u mbështet në mur. Ishte një adoleshent, ndoshta tek 16-16 vitet. Ashtu me makinë të dëmtuar, u largua. Policë nuk pamë aty. Mund dhe të na kishte vrarë. Ka rrezik kudo, në hyrje të shkollave, në rrugë e kryqëzime. Të vihet dorë”,- pohon një i moshuar.

POLICIA RRUGORE

Kohët e fundit shohim kontrolle fushatash të Policisë së qarkullimit Rrugor për zbatimin e rregullores, kontrolle që shoqërohen edhe me vendosje gjobash, kryesisht për parkime të gabuara, mos vendosje rripi sigurimi, mungesë dokumentacioni, shkelje tabele (natyrisht mirë bëjnë), por nuk kemi parë ende, megjithëse fenomen disa vjeçar, të penalizohet një adoleshent që drejton automjetin pa patentën se mosha nuk ja lejon pajisjen, me shpejtësi të madhe, me kasetofonë të ngritur, me kundërvajtje, duke paraqitur rrezikshmëri të lartë për jetën e këmbësorëve qytetarë që kalojnë në trotuar. A thua se është më e rrezikshme për jetën qytetare një automjet që ka parkuar gabim,apo një automjet me shpejtësi marramendëse dhe i drejtuar nga një adoleshent pa leje të drejtimit të automjetit.

 DETAJ 1

“Një i moshuar tregon: Prisja mbesën të dalë nga shkolla por shoh që pranë meje, në trotuar, një makinë desh na shtypi, por u mbështet në mur. Ishte një adoleshent, ndoshta tek 16-16 vitet. Ashtu me makinë të dëmtuar, u largua. Policë nuk pamë aty. Mund dhe të na kishte vrarë. Ka rrezik kudo, në hyrje të shkollave, në rrugë e kryqëzime. Të vihet dorë”