“EMS”: Kemi investuar 15 milionë euro, por Drejtori i Portit favorizon firmën e të afërmve

924
Kompania gjermane e koncesionit të kontejnerëve në Terminalit Lindor të Portit të Durrësit paralajmëron autoritetet shqiptare se do nisë proceset gjyqësore ndërkombëtare, pasi APD dhe “Konkurrenca” po kërkojnë largimin nga porti të koncesionarit EMS dhe falimentimin e saj
Hetimi i thelluar i Autoritetit të Konkurrencës dhe propozimin për marrjen e masave ekstreme ndëshkuese ndaj shoqërisë gjermane EMS Shippig & Trading Gmbh, e cila mund të rezultojnë në mbylljen e aktivitetit dhe largimin e investitorit. Pikërisht kjo situatë e krijuar që nisi me dyshimet e forta, se pas këtij “hetimi” fshihen të tjera arsye dhe qëllime jo dashamirëse ndaj një kompanie gjermane, e cila nëpërmjet një “Kërkesë për Shtyrje Afati, drejtuar Autoritetit të Konkurrencës datë 12.12.2017” dhe Përgjigje ndaj Kërkesës për Shtyrje Afati datë 13.12.2017 i drejtohet institucioneve më të larta shtetërore në vend, përfaqësuesve të BE, ambasadës Gjermane në Tiranë dhe organeve të specializuara të hetimit në të cilën shpjegonin se:” EMS Shippig & Trading Gmbh ka marrë më koncesion menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik të Terminalit Lindor të Portit të Durrësit. Kontrata me autoritetin kontraktues, Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës (në cilësinë e titullarit të Administratës Detare) është nënshkruar në datë 6 Maj 2013, kohë në të cilën është bërë dhe dorëzimi i inventarit nga Autoriteti Portual Durrës (APD) te shoqëria e projektit, EMS Albanian Port Operator SHPK (“EMS” ose “Koncesionari”) e krijuar për këtë qëllim. Koncesionari nëpërmjet Kontratës së Koncesionit të lidhur, ka fituar të drejtat për: Menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen, përmirësimin teknik për një kohëzgjatje prej 35 vjetësh; Operimin e terminalit në drejtim të ngarkim-shkarkimit, depozitimit, magazinimit, lëvizjeve, transportit të mallrave rifuxho, mineraleve, qymyrit etj, dhe mallrave të përgjithshme/gjenerale.

Ndërkohë, ka marrë përsipër edhe detyrimet përkatëse për: 

-Investime në vlerën 15 milion Euro për të gjithë periudhën koncesionare prej 35 vjetësh për përmirësimin teknik, në infrastrukturë (i pakthyeshëm) dhe në mjete për të përmirësuar, jo vetëm pozitën konkurruese të Portit të Durrësit, por edhe cilësinë e shërbimeve ndaj përdoruesve të portit në përputhje me praktikat më të mira evropiane. 

Detyrime këto të cilat kanë filluar të implentohen që nga dita e parë e marrjes në dorëzim të Terminalit Lindor dhe sot këto investimet kanë arritur deri në masën 30%.” Dhe koha po tregon, sipas fjalëve që qarkullojnë nga punonjës të shërbimeve të ndryshme, se po flitet për ndërtimin e shesheve të tjera jashtë portit, në të cilën, gjithmonë sipas burimeve jozyrtare, dhe që kërkojnë verifikim nga organet e specializuara shtetërore, se janë të implikuar familjarë dhe farefis të shtetarëve të fuqishëm lokalë dhe atyre të portit. Kjo, sipas tyre, është arsyeja se përse drejtori i portit i kërkon koncesionarit të ndalojë përpunimin e mallrave rinfuxho nëpërmjet kontejnerëve. Në përgjigje të shkresës së APD, kompania i ka dërguar një shkresë Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Z. Artjan Qirici. Dhe për dijeni Ministrit Gjiknuri, Ministres Qato, Ambasadores Gjemane në Tiranë Susanne Schutz, Shoqatës gjermane të industrisë etj. Ja reagimi i plotë:
To: DPA Director
Cc: Minister of Infrastructure and Energy
Cc: Ministria për mbrojtjen e sipërmarrjes
Cc: German Ambassador
Cc: DIHA
Cc: PIU
Lënda: Kthim përgjigjes Suaj

I nderuar Z. Artjan Qirici,
Në vijim të shkresës Tuaj 3212 prot, dt. 22.12.2017 në të cilën keni parashtruar disa shqetësime lidhur me përpunimin me mallra rinfuxhio nëpërmjet kontejnerëve në terminalin lindor, Ne po ju përgjigjemi si më poshtë:

Ky aktivitet është pjesë e Ofertës tonë teknike dhe ekonomike, e cila është pranuar nga Autoriteti Kontraktor dhe është pjesë integrale (Aneksi 2) e Kontratës Koncesionare së bashku me detyrimet e palëve, pra nuk është në kundërshtim me Kontratën Koncesionare, madje në përmbushje tërësore të saj.

Kërkesa Juaj për të ndaluar një operacion të parashikuar kontraktor dhe me rendësi thelbësore për aktivitetin tonë, do të sillte dëme reale, serioze, të parikuperueshme dhe pasoja në zinxhirin e ofrimit të shërbimeve, pasi nëse pronarët e ngarkesave nuk do të lejohen të ngarkojnë mallrat rinfuxhio në kontejnerë pranë Terminalit Lindor, pra aty ku kanë të depozituar edhe ngarkesat e tyre, ata do jenë të detyruar t’i zhvendosin ngarkesat për t’i mbushur në kontejnerë jashtë portit, gjë e cila ndikon negativisht edhe tek ata vetë. 

Nga ndalimi i kryerjes së këtij procesi, përveç shkeljes haptazi të parashikimeve kontraktore, të gjithë Palët, aktorë në këtë proces, do të jenë të humbura. Pasojat zinxhir për këtë do të ishin si më poshtë:

– Biznesi, aktualisht 40 subjekte me kontratë, do të detyrohen të: 
o prishin kontratat dhe largojnë mineralin e depozituar në terminal;
o kryejnë mbushjen e kontejnerëve jashtë territorit të portit;
o rritin koston e produkteve të tyre; dhe
o ndërmarrin edhe reagime të tjera.
– Koncesionari do të duhet të: 
o paguajë tarifën për të gjithë sipërfaqen dhe tarifën e qerasë së terminalit (rreth 780.000 € në vit) edhe pse klientët do të zhvendosin ngarkesën jashtë portit për magazinim dhe mbushje në kontejnerë, edhe pa pasur mundësi të punojë; 
o dëmshpërblejë biznesin për dëmin e shkaktuar dhe fitimin e munguar nga prishja e kontratave;
o përballojë kostot e mjeteve teknologjike që nuk mund të përdoren për procese të tjera, siç janë Reach stackers, Bob cat, Fadroma etj;
o përballojë kostot e mbylljes paraprake të kontratave me punonjësit që dalin tepër, duke i lënë edhe ata në rrugë;
o përballet me efekte të tjera zinxhir nga kontratat e shërbimeve në terminal me subjekte të treta;
o rishikojë planin e investimeve për rehabilitimin e shesheve ekzistuese dhe ndërtimin e shesheve të reja në zonën A2.
o Mos të realizoje planin e investimeve në lidhje me disa pajisje që përdoren veçanërisht për qëllimin e realizimit të këtij proces pune, të cilat janë detyrim nga kontrata koncesionare
o Rrezikojë falimentimin si shkak i mungesës se te ardhurave nga ky aktivitet
– Shteti Shqiptar – Ministria dhe Autoriteti Portual i Durrësit (APD-ja) do të humbitnin: 
o të ardhurat nga fee koncesionare të MTI prej 2% për këto volume të munguara shërbimi;
o të ardhura nga royalty të APD-së prej 11% për këto volume të munguara shërbimi;
o besimin tek biznesi dhe investitorët.
Shqetësimit të ngritur nga APD dhe MTI, Shoqëria “EMS APO” Shpk me cilësinë e koncensionit i është përgjigjur me Shkresën Nr.113 dt. 27.04.2015 dhe Nr. 354 dt. 04.12.2015, ku kemi parashtruar argumentet tona, evidencat, faktet në përputhje me parashikimet e kontratës koncesionare, në përmbushje te kërkesave te klientëve për shërbime në terminalin lindor. Për rreth 2.5 vite, as MTI dhe as APD nuk kanë reaguar ndaj sqarimeve tona duke lejuar me të drejtë aktivitetin e mbushjes se kontejnerëve si pjesë e operacioneve logjistike brenda terminalit dhe nënkuptuar pranimin e sqarimeve tona. Ne e kuptojmë që ndërrimet e shpeshta të stafit menaxherial dhe veçanërisht të njësisë së monitorimit të kontratës koncesionare për terminalin lindor mund të ketë pasur efekte në perceptimin e përgjithshëm te koncesionit, por kjo nuk mund të përkthehet në cenim të parashikimeve kontraktore duke dëmtuar interesat e ligjshme të EMS APO. Ne, nga fillimi i Koncesionit, për të ardhurat nga ky aktivitet, paguajmë Fee koncesionare pranë Autoriteti Kontraktor.

Kjo çështje ka qenë objekt shqyrtimi nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës si autoritet kontraktor i koncesionarëve, të cilit Ne i jemi drejtuar për zgjidhje mes palëve kontraktuese. 

Ne besojmë që APD në përmbushje të detyrave që i përcakton Ligji i Autoritetit Portual duhet të promovojë dhe mbështesë aktivitetet në Portin e Durrësit dhe jo t’i pengojë ato.

Nga ana tjetër ju kujtojmë parashikimet e Ligjit Nr. 9130 dt. 08.09.2003:
Citim..
Neni 1 
c) të shndërrojë portet nga “portë shërbimi” në “portë administruese toke”, për të rritur pavarësinë tregtare të portit; 

Neni 4
15. “Port administrues toke” është një port ku autoriteti portual është administrues vetëm i infrastrukturës dhe nuk përfshihet në operacionet e shërbimeve dhe të pajisjeve.

Fund i citimit..
Terminali lindor operon ne statutin LAND LORD PORT ose Port administrues toke!
Në të njëjtën kohë, shqetësimin Tuaj e keni depozituar në organet gjyqësore për gjykimin e çështjes, fakt i cili përbën, ndoshta, fillimin e gjetjes së rrugëve ligjore të reagimit nga ana Juaj, pasi veprimet e njëanshme të deritanishme, duke përdorur strukturat e APD si forca e sigurisë, dispeceria qendrore etj, dhe në kundërshtim flagrant me Kontratën e Koncensionit, përbëjnë abuzim të pastër me pozitën Tuaj si drejtor i APD-se. Gjithsesi në mbetemi me shpresën e një gjykimi ligjor, të drejtë e të paanshëm, për konstatimin e të drejtës sonë nëpërmjet një zgjidhjeje përfundimtare e shteruese. 
Për sa i përket shqetësimit të ngritur nga terminali i kontejnerëve DCT që mbushja e kontejnerëve në terminal interferon me operacionet e terminalit të kontejnerëve, sjellim në vëmendjen Tuaj faktin se terminali lindor kryen operacione të karakterit logjistik si, depozitim, magazinim, ngarkim të mallrave rifuxhio në kontejnerë si njësi e transportit të ngarkesës dhe nuk kryen aktivitet të një terminali kontejnerësh. 

Shoqëria Koncesionare e Terminalit të Kontejnerëve e ka ditur që ky aktivitet është kryer që në vitin 2008, kohë përpara se të jepej terminali i Kontejnerëve dhe Lindori me koncesion por edhe gjatë gjithë këtyre viteve të operimit dhe e ka të qartë tashmë që Ne nuk po kryejmë ngarkim shkarkim të anijeve Kontejnerike. Aktiviteti i depozitimit dhe mbushjes së kontejnerëve është një aktivitet logjistik që kryhet si brenda portit, por edhe jashtë tij dhe nuk mund të jetë kurrsesi ekskluzivitet i një kompanie. Mbushja e kontejnerëve është kryer për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve, të cilët, për shkak të thellësisë së kufizuar të portit, nuk mund të eksportojnë mineralet e tyre me anije të mëdha të cilat ofrojnë çmime më konkurruese.

Si pronare dhe administruese e tokës dhe infrastrukturës, APD është përgjegjëse të përmirësojë cilësinë e shërbimeve për përdoruesit e portit. Për më shumë se 5 vjet APD nuk përmbush këtë detyrim, duke penguar, jo vetëm progresin tonë por edhe të Portit në përgjithësi, duke mos kontribuar ne rritjen e kapaciteteve përpunuese, të cilat ulin kostot e përdoruesve të portit dhe rrisin të ardhurat e operatorëve koncesionarë e vetë APD.

Ne dëshirojmë të theksojmë që ekskluziviteti i dhënë për Terminalin e Kontejnerëve sipas pikës 2.2 të kontratës përkatëse është i lidhur me aktivitetin si terminal Kontejnerësh, ose më saktë ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve kontejnerike dhe nuk përbën kurrsesi ekskluzivitet për aktivitete logjistike që kanë lidhje me objektin Kontejner. 

Ne do të donim t’ju kujtojmë se jashtë zonës portuale, në zonën e Durrësit, po ngrihen sheshe depozitime mineralesh që vijnë nga minierat për t’u mbushur në kontejnerë, si qendra logjistike, përfshirë edhe kompaninë “Go Logistics Albania”, ku pronar dhe administrator është vellai juaj me objekt aktiviteti:

Citim nga Qendra Kombëtare e Biznesit: “Shërbime logjistike, shërbime magazinimi kontejneri, magazinim, shpërndarje, monitorim, riparime kontejnerësh, magazinimi i ngarkesave, ngarkim kontejnerësh, shkarkim kontejnerësh, magazinë doganore, zhdoganim, transport të mallrave, depo kamionësh.” – Fundi i citimit.

Në vijim të sqarimit të kësaj logjike por edhe nevojës për transparencë, do të dëshironim t’ju drejtojmë disa pyetje:

Si mendoni ju zoti drejtor, a duhet të dërgojnë pronarët e kromit, mallin tek Terminali i Kontejnerëve për të mbushur kontejnerët apo do të duhet t’i mbushin në sheshe depozitimi jashtë portit?
Pa dashur kurrsesi të paragjykonim për ndonjë konflikt interesi të mundshëm, mos vallë kërkesat tuaja për ndalim të aktivitetit të përpunimit të mallrave rinfuxhio nëpërmjet kontejnerëve, direkt apo indirekt ndikojnë në ngritjen dhe rritjen e aktivitetit të familjarit Tuaj?! Ne mendojmë se, edhe kërkesa juaj e fundit është një përpjekje tjetër për të larguar nga porti kompaninë koncesionare EMS APO, në vazhdën e pengesave dhe përpjekjeve për këtë qëllim duke:

– Mbyllur portën nr. 5 të aksesit në terminal;
– Vështirësuar operacionet për shkak të kufizimit të aksesit të mjeteve në një portë të pa-mjaftueshme nga ana operacionale dhe të rrezikshme për trafikun;
– Mos-thelluar kanalin dhe basenin e portit për të akomoduar anije të tonazhit më të madh, siç e kërkon Master Plani;
– Mosrehabilituar Kalatën 11 në Terminalin Lindor sipas detyrimeve të kontratës koncesionare;
– Mosdorëzuar magazinën në Terminalin Lindor që prej një viti, nga e cila APD-ja dhe Ministria nuk vjelin të ardhura;
– Lejuar mjetet e peshkimit të afrohen në zonën e terminalit lindor ku, përveç aktiviteteve të mundshme jashtë kontrollit reduktojnë ndjeshëm zonën operacionale dhe në të njëjtën kohë janë rrezik për mjetet që akostohen në Terminalin Lindor;
– Mbështetur me pa të drejtë kompanitë stivadore në dëm të operatorit koncesionar, përfshirë ri-licencimin e tyre në vitin 2015 jashtë kompetencave ligjore të parashikuara në Nenin 82 të Kodit Detar dhe në kundërshtim me kontratën koncesionare të lidhur në vitin 2013.;
– Shpërfillur vendimet e Gjykatave për përpunim të mallrave gjenerale të Terminalit Lindor dhe ushtruar presion ndaj agjencive detare për të shmangur bashkëpunimin me Operatorin e Terminalit Lindor;
– Mosmiratimin e kërkesave për investim në rehabilitim sheshesh nga operatori koncesionar;
– Mbajtur takime të këshillit konsultativ në të cilat diskutohet çështja e operacioneve mbushja e kontejnerëve në terminalin lindor duke mos njoftuar qëllimisht EMS APO-n, pavarësisht se është anëtar i përhershëm i këtij këshilli;

Është me rëndësi të kihet parasysh fakti se, EMS APO është kontribuesi më i madh i të ardhurave prej qirave ne buxhetin e APD-së. Të pengosh, në kundërshtim me parashikimet e Kontratës Koncensionare, operacionet tregtare të EMS APO-s, ka ndikim të ndjeshëm në humbje të të ardhurave te APD-se si dhe të Shtetit Shqiptar.

Gjithashtu, për shkak të qenies suaj edhe më parë pjesë e strukturave drejtuese të APD-së, duhet të jeni mirë në dijeni te ndryshimit në rritje të të ardhurave që përfiton APD-ja nga Terminali Lindor para dhe pas koncesionit. 

Për të shmangur çdo keqkuptim: Ne insistojmë në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që janë shkruar në Kontratën Koncesionare dhe që janë konfirmuar nga vendimet e Gjykatave shqiptare. Ne kemi vullnetin të qëndrojmë në këtë pozite, me gjithë mjetet dhe instrumentet ligjorë të zbatueshëm.
Sinqerisht,
Manfred Müller 
Shënim: Më poshtë gjeni foto të marra nga google map, të cilat tregojne sheshet e depozitimit dhe kontejnerët për mbushje, jo larg nga porti brenda rrethit Durrës.
Sigal