Emergjencat Civile thirrje të fortë qytetarëve: Mos qëndroni në shtëpi sonte

810
Sigal

Tërmetet që tronditën Shqipërinë, ka bërë që Emergjencat Civile të dalin me një deklaratë të fortë.

Emergjencat apelojnë që banorët me shtëpi të dëmtuara të mos qëndrojnë atje sonte dhe të shmangin sa më shumë filmimet që mund t’u rrezikojnë jetën.

Sonte do të ngrihen 6 kampe në Tiranë për familjet e dëmtuara bëjnë me dije burime nga shtabi i Emergjencës Prefektura Tiranë.

Masat u morën pas një mbledhjeje urgjente që Emergjencat Civile kishin pas tërmetit 7.5 balle që ra në orën 16.