Dy qytete turistike, Berati binjakëzohet me Amasyan

579
Sulo Gozhina 
Kryetari i bashkisë turke premton ture vizitorësh në drejtim të qytetit të një mbi një dritareve
Bashkia e Beratit është binjakëzuar sot me bashkinë turke të Amasyas, ndërkohë që dy qyetet kanë ngjashmëri të mëdha mes tyre nga pikëpamja arkitektonike dhe historike, vlera të cilat synohet të përdoren për qëllime bashkëpunimi. Akti i binjakëzimit mes dy bashkive është firmosur sot mes dy drejtuesve vendor, ndërkohë që në vizitën e zhvilluar në Berat kanë qënë dhe këshilltarë turkë dhe punonjës të administratës vendore atje. 
Fillimishtë ishte kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, i cili në pritjen e organizuar bëri një prezantim të resurseve të bashkisë së re të qytetit, vlerave historike, arkotektonike dhe kulturore dhe strategjitë e zhvillimit. Në një prononcim për median e shkruar dhe atë vizive tha se: “Mundësi të mëdha zhvillimi synohen mes këtij binjakëzimi në fushën e turizimit dhe se lidhja me bashkinë e Amasyas të Turqisë është si një gur i çmuar mes miqëve që ky institucion ka vendosur ndër vite”. 
Të njëjtën gjë bëri dhe kryetari i bashkisë së Amasyas Cafer Ozdemir i cili pas firmosjes së aktit të binjakëzimit duke ju referuar ngjashëmrive mes dy qyteteve tha se : Ndihej në Berat si në shtëpinë e tij dhe se mundësitë e bashkëpunimit mes dy bashkive janë të mëdha ndërkohë që pikënisja do të jetë në fushën e turizimit, ku ture turistash nga qytete të ndryshme të Turqisë do të orjentohen drejt qytetit të Beratit”. 
Për të pranishmit duke ruajtur dhe traditën e mikpritjes kryetari I bashkisë të Beratit Petrit Sinaj shtroi dhe një drekë mirëseardhje. 




Sigal