Durrësi i jep titullin ‘Qytetar Nderi’ deputetit të ndjerë S.Olldashi

596
Sigal

DURRES – Në prag të një vjetorit të ndarjes nga jeta, deputeti demokrat Sokol Olldashi nderohet nga Durrësi me titullin “Qytetar Nderi”.
 
Këshilli Bashkiak i qytetit bregdetar vendosi me vota unanime t’i japë ish-ministrit të Transporteve titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin “Protagonist të veprimit demokratizues të Shqipërisë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi humbi jetën më 20 Nëntor 2013 në një aksident rrugor.

Po me vota unanime Këshilli Bashkiak dha titullin ‘Qytetar Nderi’ edhe për ish-Presidentin Moisiu