Durrës, gjenden 2 anijet e peshkimit që kishin humbur kontaktet nga dje

63
Dy anije peshkimi kishin humbur kontaktet me kapitanerinë e portit të Durrësit që prej ditës së djeshme. Pas më shumë se 3 orë kërkimesh roja bregdetare ka mundur që të lokalizojë njërën prej anijes së peshkimit, konkretisht ‘Qamili”në grykëderdhjen e Bunës, në të cilën fatmirësisht ekuipazhi i përbërë nga tre persona janë në gjendje të mirë shëndetësore. Është gjetur edhe anija tjetër “Çelepina 2” në të cilën janë 4 anëtarë të ekuipazhit. Sipas kapitanerisë detare, anija e dytë është gjetur në veri të Durrësit