Dita Ndërkombëtare e Grave të Zonave Rurale/ Presidenti Meta: Të fuqizohet roli i grave dhe vajzave, motorit të emancipimit të shoqërisë sonë

110

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale,ka apeluar për mbështetje, promovim dhe fuqizimin e tyre ekonomik. Ai i cilëson gratë dhe vajzat si motorin e emancipimit të shoqërisë sonë,  të  fuqizimit të familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit.

Postimi i plotë…

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale, apeloj nevojën e domosdoshme për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik, si një mundësi dhe kontribut real i shtuar për luftën kundër varfërisë, zhvillimit ekonomik dhe për një familje të begatë e të shëndetshme.
Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, energjisë së pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit!
Të rrëzojmë të gjitha barrierat që pengojnë aktivizimin, promovimin dhe përkrahjen e grave dhe vajzave në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, si një objektiv i përbashkët për progres të metejshëm shoqëror