Dhunuan një 40 vjeçar së bashku me vëllain e vet, arrestohet Taulant Hysaj

601
Policia e Maliqit në Korçë vuri në pranga një 35 vjeçar i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.
Taulant Hysaj, 35 vjeç, banues në fshatin Zëmblak u vu në pranga e policisë.
Gjykata e Apelit Korçë, me vendim nr 431 datë 08.11.2016, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale : “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.
Ndalimi i këtij shtetasi lidhet me një ngjarje të ndodhur më datë 26.08.2016, në fshatin Zëmblak-Maliq, ku shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me vëllain e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin K.H, 40 vjeç.
Sigal