Çfarë po kërkon policia? Kontrolle në serra, tunele e banesa të braktisura

522
Policia e Shtetit ka nisur prej mëngjesit të ditës së djeshme një operacion masiv në të gjithë vendin. Operacioni kishte në thelb parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni bëhetpër evidentimin dhe shkatërrimin e farishteve, kubikëve që mund të kultivojnë bimë narkotike, të sekuestrimit të farave cannabis sativa, thuhet në njoftimin e policisë.
Në operacion janë angazhuar mijëra punonjës Policie në të gjithë vendin. Në grupet e monitorimit drejtues të Policise së Shtetit si dhe të Sh.Ç.B.A-së. Në grupet e kontrollit Specialistët e Policisë së Zonës, Patrulla të Përgjithshme si dhe kryetarët e fshatrave.
Kontrollet u bënë në serra, farishte, ish-depot e ushtrisë, tunele e banesa të braktisura. Kontrollet më pas do vijojnë në ambiente të hapura, në ambiente banesash mbi bazë informacionesh që po grumbullon Policia.
Sigal