Çako në SHBA, merr pjesë në Konferencën Vjetore të IACP

453
Për katër ditë rresht, në McCormic Place West Convention Center, ne Chicago Illinois, u zhvillua Konferenca Vjetore e IACP (Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë), në të cilën mori pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ceremonia e hapjes së Konferencës u bë nga Presidenti i IACP, Richard M.Beary, ndërsa fjalën përshendetëse të mirëseardhjes e mbajti Shefi i Policisë së Chicagos, Garry McCarthy. Gjate kësaj konference, Drejtori i Policisë së Shtetit, Çako, pati takime të rëndësishme me drejtues dhe përfaqësues të policive nga vende të ndryshme. Gjithashtu, Çako u takua me Garry Bullard, Assistent Director i ICITAP. Si dhe me Paul E.Santiago – Director of International Policing Division. Konferencën e përshëndeti dhe Kryetari i Bashkisë së Chikagos, Rahm Emanuel. Gjatë punimeve të kësaj konference, u zhvilluan seminare e workshope, me tematika të ndryshme, si: • Mbledhja e Parë e Asamblesë dhe Dita e Uniformave • leksione mbi leadershipin e komanduesve • Ekstremizmi i dhunshëm • Radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm • Media Relation/ Crisis Communication ( Marrëdhëniet me median dhe komunikimi në raste krizash). • Perspektiva e IACP – Sfidat e policimit në të ardhmen • Trajnimi ndërkombëtar mbi policimin sipas standardeve globale Konferenca u shoqërua me disa aktivitete të rëndësishme për të gjitha vendet pjesëmarrëse.
Sigal