BERAT, KARDIOLOGËT JAPIN KËSHILLA PËR MOSHËN E TRETË

587
Sigal

Stina e verës, me temperaturat e saj të larta është ndjerë së tepërmi tek të rriturit dhe moshat e tretë, ku këta të fundit kanë shtuar së tepërmi numrin e vizitave në spital tek mjekët specialistë. Këto temperatura të larta janë shoqëruar me shqetësime tek moshat e treta e sidomos tek të sëmurët kronikë, të cilët janë paraqitur në spital me “hipertension” për shkak të humbjes së lëngjeve, me sëmundje inskemike si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut të zemrës etj.. Mjeku kardiolog Palush Bojaxhiu, në një prononcim për gazetën ka pohuar se për të gjitha rastet e paraqitura është parë e nevojshme modifikimi i mjekimit dhe dhënia e këshillave për përballimin e temperaturave të larta. Dr.Palushi i këshillon moshat e treta të mos dalin jashtë në orët e mesditës, të evitojnë qëndrimin në ambiente të mbyllura, ku nuk ka mundësi ajrimi si dhe të pinë rreth 2 litra ujë apo lëngje në ditë sepse vetëm në këtë mënyrë moshat e treta, që paraqesin edhe më tepër probleme gjatë stinës së verës, do të mund të rikuperojnë lëngjet e humbura si pasojë e pafuqisë si dhe do të mund të adaptohen me temperaturat e larta të kësaj stine të nxehtë.