Avokati i popullit, gjashtë rekomandime ministrave Veliaj dhe Naço për Projektligjin e Kodit të Punës

597
Sigal

Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur 6 rekomandime në drejtim të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me projektligjin për Kodin e Punës. Në fokus të këtyre rekomandimeve janë largimet e pamotivuara nga puna dhe mosrespektimi i afateve ligjore për këto largime nga punëdhënësi, veprime këto të cilat pengojnë punëmarrësit për garantimin dhe respektimin sa më të drejtë të marrëdhënieve të punës. Avokati i Popullit bën me dije se janë adresuar rekomandimet përkatëse për zbatimin sa më të drejtë të Kodit të Punës, pasi janë konstatuar një sërë problematikash gjatë procedurave të ndërmarrë nga punëdhënësit për largimet e padrejta dhe të pamotivuara nga puna, marrëdhënia e të cilëve rregullohet me Kodin e Punës. Veprimtaria

e Avokatit të Popullit lidhur më këto rekomandime, është përqendruar në hartimin me karakter legjislativ me qëllim për të përmirësuar legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Rekomandimet

  1. Institucioni i Avokatit të Popullit ka rekomanduar në datë 13.4.2012 përfshirjen në pikën 2, të nenit 9 të ligjit 7961/1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, si shkaqe për disikriminim edhe “orientimin seksual dhe identitetin gjinor”. Gjithashtu, Institucioni i Avokatit të Popullit ka sugjeruar përfshirjen në fund të nenit 9 të ligjit 7961/1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të një paragrafi të ri, në të cilin të përcaktohet se mbi cilën palë bie barra e provës, për rastet kur pretendohet se ka pasur diskriminim mbi personin, pra duke parashikuar barrën e provës mbi punëdhënësin. Vlerësojmë përfshirjen e dy rekomandime të Institucionit të Avokatit të Popullit në këtë projekt ligj, të cilat kanë një rëndësi të veçantë në mbrojtjen e punonjësve dhe do të sugjeronim që të miratoheshin nga Kuvendi i RSH-së, si hallkë e fundit vendimmarrëse në këtë proces.
  2. Vlerësojmë se risi në këtë projekt-ligj është pika 8 e nenit 2 lidhur me përshtatjen e ambienteve të punës për personat me aftësi të kufizuar. Por, në gjykimin tonë, mohimi i përshtatjes së arsyeshme nga ana e punëdhënësit jo vetëm që duhet të konsiderohet si diskriminim, por të mund të vendosen edhe penalitete për punëdhënësit që nuk realizojnë këtë përshtatje.këtë këndvështrim, sugjerojmë shtimin e një pike brenda dispozitës ose në një dispozitë tjetër, sanksionet që duhet të kenë punëdhënësit lidhur me mospërshtatjen e vendeve të punës për personat me aftësi të kufizuar. Kjo është e rëndësishme për vetë faktin se përshtatja e ambienteve të punës lidhet drejtpërdrejtë edhe me mundësinë për punësimin e tyre.

3. Institucioni i Avokatit të Popullit si pasojë e shtimit të problematikave lidhur me largimet e menjëhershme nga puna, ka gjykuar se një vëmendje e veçantë duhej ti kushtohej disiplinës në punë, pasi në Kodin e Punës ekzistues nuk jepen rastet e shkeljeve disiplinore. Ne përgëzojmë faktin e përfshirjes së tyre në nenin 21 të tij, si pjesë të elementëve të Kontratës Individuale të Punës, por gjykojmë si të nevojshëm specifikimin e masave të lehta dhe të rënda disiplinore, për shkak se nga punëdhënës të ndryshëm këto masa mund të interpretohen në mënyrë të ndryshme dhe mund të ketë vend për abuzime për zgjidhje të marrëdhënieve të punës.

  1. Nga trajtimi i ankesave që adresohen në Institucionin tonë, si dhe nga monitorimet e vazhdueshme të kryera, Institucioni i Avokatit të Popullit ka ndërmarrë ndaj organeve të administratës publike, kemi konstatuar cënim të të drejtës së punës për shkak të ushtrimit të një dhune psikologjike apo presioneve të vazhdueshme nga punëdhënësi, me veprime të cilat kanë sjellë pasoja direkt dhe kanë penguar ushtrimin e aktivitetit profesional. Pra, Kodi i Punës aktual parashikon detyrimin e punëdhënësit për të mbrojtur në raportet e punës personalitetin e punëmarrësit, fakt i cili nën kupton edhe integritetin fizik dhe psikologjik, ku përfshihen nderi personal dhe profesional, sfera e jetës private dhe intime, liria e të shprehurit etj.Gjatë trajtimit të ankesave lidhur me të drejtën shoqërore për punë në objektin e disa prej tyre përveç shkeljeve të konstatuara në zgjidhjen e marrëdhënieve të punës, kemi konstatuar se ka pasur edhe veprime të përsëritura të punëdhënësit për cënim të të drejtës së punës ndaj punëmarrësit, ku krahas dëmtimit të interesave të ligjshme sociale-ekonomike të individëve (nëpërmjet uljes së pagës, apo largimeve nga puna), mund të kenë shkaktuar edhe një gjendje jo të mire që ka lidhje me shëndetin apo cënimin e dinjitetit të tij psikologjik, të cilat kanë çuar në uljen e rendimentit të punës, duke vijuar më tej edhe me dëmtim të shëndetit fizik e mendor të individëve. Për këtë arsye, në kushtet kur e drejta për punë është e lidhur ngushtë me të drejtat e njeriut dhe cënimi i saj nga punëdhënësi me veprime të padrejta, mund të çojë në pasiguri personale, rrezik, kushte jo të shëndetshme dhe të padrejta, e konsiderojmë të nevojshme të rishikohen dispozitat përkatëse të Kodit të Punës dhe më tej të bëhen edhe plotësimet përkatëse në të. Sa më sipër, sugjerojmë se është e nevojshme që në projektligjin e ri të Kodit të Punës të shtohet një pikë 4 në nenin 32, ku krahas ngacmimit seksual të përfshihet ndalimi i ngacmimit moral nga ana e punëdhënësit. Pra ne do të sugjerojmë shtimin e kësaj dispozite në Kodin e Punës me këtë përmbajtje: “Punëdhënësi ndalohet të ngacmojë punëmarrësit me veprime të përsëritura që kanë për qëllim ose sjellin si pasojë degradimin e kushteve të punës në një shkallë të tillë që mund të çojë në cënimin e të drejtave dhe të dinjitetit të personit, në prishjen e shëndetit të tij fizik ose mendor ose në dëmtimin e të ardhmes së tij profesionale”.Këtë sugjerim, Institucioni i Avokatit të Popullit ja ka adresuar nëpërmjet rekomandimeve në vitin 2013, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

5 Një risi në këtë projekt-ligj është ndryshimi i nenit 140 lidhur me kontratat e punës për një periudhë të pacaktuar. Gjatë trajtimit të shumë ankesave ne kemi konstatuar mos zbatimin e drejtë të dispozitave të neneve, 143, 144, 145, 155 në Kodin e Punës, në drejtim të ndërprerjes së marrëdhënieve në punë pas përfundimit të afateve të kontratës individuale të punës, por pavarësisht mos-rinovimit të saj me shkrim, ka vijuar marrëdhënieve të punës. Kështu, ka rezultuar se ankues të caktuar (në cilësinë e punëmarrësve) kanë punuar pranë disa institucioneve prej vitesh, por pa respektuar afatet ligjore dhe pa një motivacion të shkruar i është komunikuar ndërprerja e marrëdhënieve të punës. Pra, lidhja e kontratave me afat të pacaktuar do të shërbejë si një garanci për punëmarrësin në drejtim të marrëdhënieve të tij të punës duke shmangur largimet nga puna për shkak të përfundimit të afateve të kontratave të punës dhe për këtë arsye e konsiderojmë tepër të rëndësishme mbrojtjes që jep kjo dispozitë.

  1. Gjithashtu, një element pozitiv është edhe ndryshimi i pikës 3 të nenit 146 lidhur me të drejtën që punëmarrësi mund të kërkojë rikthimin në vendin e mëparshëm të punës dhe dëmshpërblimin e pagës deri në ekzekutimin e vendimit të gjykatës, por gjykojmë se ka vend për rishikim dhe saktësim të kësaj dispozite në pikën “B”, ku mund të shtohet një paragraf, “…Nëse punëmarrësi nuk kërkon rikthim në vendin e mëparshëm të punës, ka të drejtën e një dëmshpërblimi deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit…”.

në vendin e mëparshëm të punës, ka të drejtën e një dëmshpërblimi deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit…”.

SOM

‘Janë adresuar rekomandimet përkatëse për zbatimin sa më të drejtë të Kodit të Punës, pasi janë konstatuar një sërë problematikash gjatë procedurave të ndërmarrë nga punëdhënësit për largimet e padrejta dhe të pamotivuara nga puna, marrëdhënia e të cilëve rregullohet me Kodin e Punës. Veprimtaria e Avokatit të Popullit lidhur më këto rekomandime, është përqendruar në hartimin me karakter legjislativ me qëllim për të përmirësuar legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës, në përputhje me standardet ndërkombëtare’