Arrestohet Kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj

201
Policia e Kosovës e ka arrestuar sot Kryetarin e Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj në Pejë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Mekaj është kapur në flagrancë. Po ashtu këto burime bëjnë të ditur se bashkë me Mekajn është arrestuar edhe një femër, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. “Policia ia ka bastisur edhe shtëpinë Kryetarit të Gjykatës së Apelit në Pejë”, thonë këto burime. Sipas këtyre burimeve, Mekaj “ka negociuar për lirim lidhur me një rast të kapjes të një personi me drogë”.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë arrestimit, Mekaj u ka thënë policëve “se nuk po dini kë po e arrestoni”.