Altin Goxhaj :5 eurodeputetët e Soros që do na zgjidhin krizën!

602
Sigal

5 nga 7 Eurodeputetët (MEPs) e delegacionit të Parlamentit Evropian që kanë ardhur të na zgjidhin Krizën Politike qenkërkan të Soros! Këtë e vërteton ky dokument origjinal i Fondacionit Soros (Open Society European Policy Institute) i nxjerrë nga Wikileaks dhe DCLeaks. Në këtë dokument sekret i zbuluar në Gusht 2016, jepet lista e Soros me 226 eurodeputetët e Parlamentit Evropian ku dalin edhe emrat e 5 eurodeputetëve të delegacionit me 7 vetë që kanë ardhur të na zgjidhin krizën! Siç del nga dokumenti 5 eurodeputetët Knut Fleckenstein (Germany – i majtë), Cristian Preda (Romania – i majtë), Juan Fernando Lopez Aguilar (Spain – i majtë), Ilhan Kyuchyuk (Bulgaria – i majtë) dhe Tamas Meszerics (Hungary – i majtë) janë në Listën e Soros! Pra nga 7 vetë 5 janë të majtë dhe në xhepin e Soros siç i ka akuzuar publikisht vetë Nigel Farage. Dhe ju prisni që këta të zgjidhin krizën tuaj! Këta kanë ardhur të zgjidhin krizën e Soros me Soros për Soros!!!