Akuza për korrupsion, 30 ditë burg për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda

509
Një muaj burg është vendosur për gjyqtarin e Sarandës Rasim Doda, i cili u arrestua 3 ditë më parë me autorizmi të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Arrestimi i tij u bë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas votimit që KLD mori pro kërkesës së oraganit të akuzës, duke i hapur rrugë arrestimit të gjyqtarit për korrupsion pasiv.
Sipas argumentimit të prokurorisë për Krime të Rënda, janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Rasim Doda, ka konsumuar element të veprës së korrupsionit pasiv, pasi në një çështje civile, ka kontaktuar me njërën prej palëve një ditë para dhënies së një vendimi civil duke i kërkuar një shumë të konsiderueshme parash.
Sigal