A u helmua Lumo Skëndua?

676
Gëzim Llojdia

“Ehu flamur i vjetër/ehu flamur i ri/mërgimtar në dhe të huaj, mërgimtar në qiej të zi. Dhe ia shkëndrit Fytyra jote/Fatlum, o Lumo, Drita jote/Ti frymë e fundit Frashëri/Vakëf për ne, për Shqipëri”. 

Ky është një varg i poemës “Drita jote” e gjeniut të kombit Mit’hat Frashëri. Diademë ose guri i xhevahirit është i kostueshëm në të vërtetë. Ata janë të fshehur në shpirtra njerëzorë dhe shkëndijimi i tij është marramendës. Një diademë i këtillë shqiptari ishte edhe Mit’hat Frashëri. Aguar në lindje. Në farën e jetës Frashëri. Ndrit hapësira. E maleve të gjelbër. Të ulur në prerin e vetmisë. Mijëra vite e i pritëm rilindësit. Atëherë, Frashëri, sigurisht që ka ekzistuar. Në suazë të maleve kishte ruajtur formën e vet. Dokumenti i parë që sjell dëshmi. Këtu në këtë vendbanim Frashëllinjtë janë vendosur aty nga 1710. Dokument ky i prurë nga koha, rreth viteve 1901 nga pinjolli i Frashëllinjëve Mit’hat Frashëri. Ky personalitet i nadh shqiptar u shua jashtë trojeve tona, në tokën e premtuar. 

Në shtëpinë e studiuesit Fahri Shaska, në Skelë të Vlorës, bëmë këtë bisedë lidhur me ditë-ikjen e gjeniut të kombit siç e ka përkufizuar Uran Butka.
-Zoti Shaska, kur mbylli sytë gjeniu i kombit shqiptar në tokën e premtuar?
Shpirti i këtij njeriu të ndritur u shkëput ditën e hënë, data 3, vjeshta e dytë ora 9.25 minuta në New Jork, hoteli Winthrop.

-A keni ndonjë dëshmi të njerëzve, të cilët i kanë qëndruar pranë në kohën e shtegtimit yllësor të Mithatit?
Është dëshmia e Talat Karagjozit që unë e disponoj në gazetën “Flamuri” që thotë: “Me lot në sy dhe me zemër të brengosur po ju përshkruaj se si i erdhi vdekja dhe si u bë varrimi i Kryetarit tonë të dashur. Ishte ora 12 e drekës, ditën e diel kur shkova në hotel për të parë në më kishte ndonjë ndonjë punë dhe për çudi. E gjeta në shtrat. Kur e pyeta se si sishte më tha, se i ishin marrë pak mëndtë dhe nuk hëngri drekë, mbasi nuk ndihej mirë. Nga ora 13 mbas dreke fillon të shqetësohet, të fërkojë gjoksin, të ngrihet nga shtrati dhe të bjerë përsëri. Ngrihet përsëri nxjerr nga valixhja një shishe me ilaçe dhe pi një kokër me pak ujë, por pa dobi, sepse shqetësimet dhe vuajtjet po i shtoheshin. Dëshmia qartëson, se Telati më vonë ka telefonuar tek Dr. Laci në klinikë dhe në shtëpi ,por thirrjet pas receptorit mbeteshin shurdhër. Telati i ka kërkuar Mit’hatit që t’i thërrisnin një mjek të huaj, mirëpo frashëlliu nuk e kë miratuar këtë propozim. Dr. Laci është gjetur dhe ka ardhur. Dëshmitari ka shpjeguar, se deri më mbritjen e Dr. Laci, Mit’hati nuk ka qenë mirë dhe disa herë ka folur përçart. Dëshmitari kujton se atë mbasdite të zezë, Mit’hati i frashëllinjëve, ky burrë i shquar e kombit ka kujtuar miqtë e B. Kombëtar.

A mbahet mënd ndonjë shprehje e tij në këto çaste para ikjes së tij përgjithmonë?
“Tani biri imë, që bëmë atë thirrjen në radio Londrën thamë se shqiptarët duhet të jenë të denjë, për të qenë shërbëtorët e Shqipërisë. Unë besoj se të gjithë ballistët janë shërbëtorë të Shqipërisë.
Çfarë ngjau më tej në orët e asaj dite ?
Tek hoteli në dhomën e gjeniut të kombit kanë mbritur me urgjencë Dr. Laci, Ilia Chapulari, Nuçi Kota. I është bërë një injeksion. Dr. Laci ka thënë se ataku ka qenë me të vërtetë serioz. Po u përsërit sërish zor se mund ta hidhte, por a ishte atak. Dëshmitari Telat ka hedhur më tej këto rreshta e ka vënë në dijeni të mbesën e tij si dhe Z. Dostin. Dëshmitari ka shkruar se gjatë natës ka bërë një gjumë të qetë, por kjo ka ngjarë deri në orën 7 e 30 të mëngjesit. Pra kishte ardhur e hëna. Aty rreth orës 8.30 bën një lëvizje të fuqishme të këmbës dhe krahut. Në orën 9 e 10 minuta përsërit të njëjtën veprim. Çfarë ka përshkruar T. Karagjozi. Lajmërova doktorin dhe nga ana tjetër afrohem te shtrati e i flas,e luaj por nuk përgjigjet, mbas dy-tre minuta kthehet nga ana ime, hap sytë ma bënë me shenjë të ulem dhe vë dorën e djathtë mbi dorën time dhe me sy hapur ai mbaron menjëherë…
Si ishte ceremoniali për gjeniun e kombit shqiptar?
Është për t’u admiruar se, ndonëse në mërgim e i ndjekur nga regjimi, të gjithë gazetat janë shprehur për vdekjen e burrit të shtetit si dhe kanë folur për veprat etij. Të mërkurën ka filluar procesioni i shqiptarëve që shkuan të përcillnin patriotin, djalin e Abdylit të madh për në shteg-ikjen e tij të përhershme. Por në atë dhomë ku qe vendosur trupi i Mithatit erdhën dhe bënë homazhe edhe të huaj. Shqiptarët kanë ardhur nga të gjithë vendet nga ku banonin shqiptarët në mërgim, duke shprehur pikëllimin e madh, për ikjen e djalit të Abdylit njeriut të madh, Mithat Frashërit. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj, Muho Xhakja, Astrit Sako, Braho Husi, Sulo Male, Hysni Aliko, Hajredin Peshkëpia, Skënder Omari, Iliaz Guri, Luan Dosti. Gazeta përshkruan se ditën e diel trupi u vendos një sallë të madhe dhe aty filluan të vijnë kurorat, 25 kurorar nga organizatat, grupe dhe personalitetet të huaj. Në orën 14 ka filluar ceremonia e varrimit. Imam Vehbiu i ardhur nga Detroit ka bërë lutjet. Kanë folur: Nuçi Kota në emër të Komitetet Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, Grigor Tashkovite, ish-senator jugosllav, në emër të Internacional Peasant Union, Dr Bistrev ish deputet bullgar në emër të Komitetit Kombëtar Bulllgar, Zj Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë, tërë fjalimet e fundit kanë qenë në gjuhën angleze. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Fernchff”ishte i veçantë, arkivoli i tij merret në krahë dhe aty kanë folur Sejfi Protopapa, At Paul V. Rado.

Një vit me vonë në një numër të gazetës “Flamuri”shtator-tetor 1950 në Nr 9-10 shkruhet: “Përkujtojmë shërbëtorin e Shqipërisë që u shua një vit më parë nën qiellin e muzgut të Nju Jorkut trashëgimtari i denjë i Frashëllinjve. Flamurtari dhe apostulli i Rilindjes Shqiptare, ushtari i madh i rezistencës së kombit në robni, pikërisht kur po luftonte përpara botës së lirë për lirinë e kombit të vetë, një shpresë e madhe në mes kaq dëshpërimesh, Mit’hat Frashëri, shuhet për jetë.” Aty gjejmë edhe një poezi të Bardhyl Pogonit për Mit’hatin: 

“Iku e s’kthehet më
qepallat i mbylli n vetmi
e mbeti fytyrë e pa zë?
me buzë që s’flasin më
me duar që s’dridhen më
të ikë Shërbestar i kombit
e s’kthesh më…” 

Përkujtim i bërë në Radio Londra: 
“Sot mbushet moti qysh kur ndërroi jetë Mit’hat Frashëri, ai që mishëronte një gjysmë shekulli histori Shqipërie. Një mot, që pa forcimin e shpresave të kombit shqiptar për liri e pavarësi dhe farkëtimin e vullnetit të ngulun të Botës së Lire me i thye kokën agresionit komunist. Sot nderojmë me përvuejtni kujtimin e këtij simboli të shqiptarizmit, që shkrini energjitë e tij si ushtari në krye të detyrës, për një Shqipni të lirë, të lumtur dhe të nderuar.” 

Në këtë përkujtimore të kësaj radio prestigjioze përfshihet aktiviteti patriotik i Mithatit.Aty flitet se libraria Lumo Skendo ishte bërë qendra e të gjithë atyre shqiptarëve, pleq e të rinj që ëndërronin një Shqipëri me të vërtetë demokratike. Cilësohet edhe ëndrra e tij për të ngritur Institutin e Albanologjisë për t’i dhuruar bibliotekën e tij me 40.000 vëllime. Në atë komunikatë përkujtimi vlerësohet qëndrimi i Mit’hatit që nga 7 prilli i 1939 e deri në mërgimin e dytë me jetën nëpër kampe me brenga e vuajtje që nuk e tronditen aspak zellin patriotik…

Ehu flamur i vjetër
ehu flamur i ri
mërgimtar në dhe të huaj,
mërgimtar në qiej të zi..
Dhe ja shkëndrit Fytyra jote
Fatlum,o Lumo,Drita jote
Ti frymë e fundit Frashëri
Vakef për ne,për Shqipëri.

Shpirtrat ne nuk i kemi parë dhe s’kemi asnjë mundësi t’i shohim. Ato janë shpirtra. Shpirtra,që presin në vendroje. Te këmbët e urës me diell. Shpirtra, që rrojnë. Shpirtra që vijnë. Për frashëllinjtë ka qënë një bekim për të sjellë përparim, mirësi e zhvillim kombit të tyre. Në librin e madh, qindra, miliarda fletësh të Perëndisë, tre djem ishin përcaktuar nga Zoti, për të ardhur në jetë në katundin Frashër, në familjen e feudalit ushtarak të zhveshur nga timari, Halid Bej Frashërit. Të tre fletët një gërvimë i përshkonte. Fletët sidoqoftë ishin të pa depërtueshme. Shiu si njomte, as era si rrihte. Ndonëse embrioni i lules ishte riformuar nga e para. Kjo ishte shkruar në librin qindra milionë fletë të Perëndisë. Kështu ndoshta ishte shkruar dita e Frashëllinjëve në librin e Perëndisë. I këtij trungu dhe i kësaj peme është Mithati. Mithati është kujtimi më i bukur i njerëzve për luftën për demokraci e qytetërim perëndimor. Gjurma e tij është e rëndë dhe e thellë në themele të lirive dhe qytetërimit perëndimor.
Sigal