300 europianë të rinj i bashkohen protestës së opozitës në Tiranë

151

Opozita ka thirrur sot qytetarët në një protestë që drejtuesit e saj e kanë quajtur vendimtare për të betejën politike kundër qeverisë “Rama”.

Tubimi do të nis në orën 18:30 dhe zyrtarisht nuk ka një skenar publik të qartë për mënyrë sesi do të zhvillohet manifestimi.

Por përveç qytetarëve shqiptarë, që do të jenë të shumtë të numër, protestës së sotme do ti bashkohen edhe 300 të rinj europianë, pjesë e EDS, European Democrat Students, të cilët ndodhen në Tiranë prej ditës së djeshme në kuadër të Samitit të tyre të rradhës, i mbajtur në kryeqytetin tonë.

Ata ishin edhe dje para kryeministrisë ku në kor thirrën “Rama ik”, “Rama ik”.

Kjo është protesta e katërt kombëtare e opozitës së bashkuar pas asaj të parës më 16 shkurt 2019.