3.4 milionë eurot e kapura në ‘Toyota Yaris’, gjykata liron të arrestuarit

206

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 6 të dyshuarve për çështjen ‘Toyota Yaris’. Për të gjithë të ndaluarit dhe për dy personat që janë në kërkim, gjykata ka lënë detyrim paraqitjeje nga arrest në shtëpi që ishte deri tani.

Personat e ndaluar për çështjen janë Agim Cekaj, Klevi Cani, Edi Lika dhe Alban Mollymeri kurse kushërinjtë Elvis e Alfred Vladi u shpallën në kërkim kur nisën hetimet.

Në qershor 2018, kreut i Partisë Demokratike, Basha denoncoi në Kuvend, se në disa makina ‘Toyota Yaris’ ndodheshin sasi të mëdha eurosh nga krimi i organizuar të destinuara për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Pas akuzave të Bashës, pak ditë më vonë në portin e Durrësit u bllokuan rreth 3.4 milionë euro në për të cilat policia arrestoi 4 persona, ndërsa dy u shpallën në kërkim.