Suplementi/ Poezi nga: Helidon Keku, Aurel Naqi, Xhabir Tabaku, Ferdinand Shehaj, Semela Lushka, Arti Lushi, Agron Islami, Blerina Llalla, Enertin Dheskali

“Erza e Spermës”

Fjalët serviren pjatancave delikate

Sigal

gatuar sipas mides së gjelltarit joshës të hanit

Uria e viteve nuk të le t’i shohësh prejardhjen

në ç‘telajo me kornizë të papaguar

i kanë pasur rrënjët…

spërkatur orgasmeve toksike.

Trupi…

sfungjer i përtharë urisë

nuk e kupton datën e skadencës,

stamposur fateve të kaluara mbetur rrugëve.

Efekti i gëlltitjes të fjalëve

përzier dhe me erzën e spermës ,

helmon afatgjatwsinë e të pastrës

imazhit ngritur viteve punës dhe djersës…

Darkave, asaj i vjen për të vjellur nga çorba

dhe shtatzania e të rëndomtës,

që nuk e mohon dot më

rrezeve që shkyejn errësirën.

Zonja e Hanit me dy porta

i rreh krahët të birit

për leksionet e marra

n‘gatimin e çorbës.

Dhe duke u zgërdhirë

i tregon me gisht

të uriturën e radhës pa përvojë

që kërkon një strehëz

Nga Helidon Keku – Gjermani

 

Fanitje

Pikon shi kujtimesh,

Ti e qeshur vrapon si era

Unë humbas ëndërrimesh,

Si varkë që e tërheq vela.

Dhe nën këmishë fllad i lehtë,

Me gishta trupin të ledhaton

Ti shkon lart, ngjitesh mbi retë,

Të të vi pranë, më kërkon.

Dëshira shkallë u bë një çast,

E ngjitem lart mbi kaltërsi

Hënën në dorë e mbaj si llambë,

Të më ndriçoj rrugën tek ti.

Por hëna shpejt nga dora ra,

Siç bien yjet meteor

Qyteti fle, e nuk e pa,

Çbëjnë dy të çmendur në këtë orë.

Nga Aurel Naqi – USA

 

Si më do?

 

– si më do sonte? – e pyeti ai

– si vala që rrok’ shkambin. – tha ajo

si zogu n’ajrí,

si ajëri n’mushkni

si ândër e papame

si puthje n’dashni.

sikur dua unë

e sikur do ti

Nga libri “Gri” – Xhabir Tabaku – Ny, USA

Ooo Perëndia im

O Zeu.., oo Perëndia im.
O fuqi plotì në k’të Botë!
Malit Tomorr për tek ty u ngjita
Këmbë gjakosur.., të shprehem me lotë!

Ma thuaj o Zeu..!
Ç’faj të rëndë me ty kemi bër?
Mjaft mbi ne shkarkove mallkim e rrufe
Tregona mëkatet.., një nga një mi zër ..!

Në s’të mjaftojnë ata mijra Bagëti kurbanè
Flijomë sot dhe mua.., ja ku më ke!
Shqyema dhe zemrën në mëkatet i lane,
Por hiqna mallkimin…, që në shekuj na le.

Zemrèn ma mer.., por trupin mos ma hidh.
Me gjak lyej gurrè përeth e dy Shqiponjat ndill.
E nè u kthefshin …, andej nga kan qënë,
Hidhi mishin tim …, asgje të mos më lënë.

Lëshojua kësaj toke me kërrma dhe armiq,
Të lutem oo Zeu …, mi vrit e mi ndiq!
Shpëtoje popullin tënd …, martir …, por sot të gjorë,
Bëje o Zeu…. ooo Baba Tomorr.

Nga Ferdinand Shehaj – Tirane, Shqiperi

 

-KAM HUMBUR UDHËS PËR TEK TI-

Kam humbur udhës për tek ti,

Në shpirtin plagë ndizet veç malli,

As hënë e as yje në qiellin gri,

Dhe errësirës ku fshihet djalli.

Emrin tënd shqiptojnë buzët,

Dhe sytë, liqene loti në errësirë,

E të kërkoj mes klithmash udhës,

Por nata di të fshehë aq mirë.

Të fsheh errësira në shtigje dhimbjesh,

Por unë e di sa shumë më do,

Një ditë të dielltë do vish prej ëndrrash,

E do më prehesh në kraharor…

E në mos ardhsh, unë do humbas,

Natës se heshtur, pa dritë në sy,

Ndaj si zog agimi përjetë do të pres,

Se jetë dhe vdekje të kam veç ty…

-ENERTIN DHESKALI- Fier, Shqiperi

 

Eja… – Ku?

 

-te me duash..

Afrohu edhe pak

Tetori qënka i ngrohtë

Mbase ti je zjarr

Të lutem digju ngadalë

Dhe ler prush për t’u rindezur sërisht..

Balanco shqetësimin e fjalëve në erë

që më miklojnë dhe më vjedhin shpirtin…

Unë të kam ty si gjakun tim

Të ndihej tek rrjedh në damarë i qashtër

Eja dhe… mos pyet, ku?

 Semela Lushka- Pogradec, Shqiperi

 

NJERIU SENSUAL

 

Është mbipeshë

Ende masturbon për ish-in

Gjakon për revolucion

Por nuk hedh plehrat në mëngjes

Dhe njollla qielli ia ndrydhin shpirtin.

Në thelb, është komunist

Edhe pse ia fal të dashurës tradhtinë e fundit.

Mendon se Vëllezërit Karamazov i ka thënë të gjitha,

Përpos asaj që duhet.

Lutet, por jo me zë

Fle por nuk ëndërron.

Në vend që të qajë bën njëzet pompa,

Nga tre herë;

Hap ditarin dhe shkuan

“E mërkurë, si gjumi i gjinkallës”

Është pra, si me thënë, një kampion i këtij njerëzimi

– Ah sikur të ishte njeri.

I shkreti

Para do kohësh kreu vetëvrasje

Por ne bëjmë mirë të mos ia themi.

E kështu koha rrjedh dhe në mëngjes

Njeriu sensual skuq dy vezë

Dhe i mbush mendjen vetes

Se më e mira ende s’ka ardhur.

 

Nga Arti Lushi – Librazhd, Tirane, Shqiperi

 

Mes turmave të pafund të shqova.

Një flutur tundi krahët

aromën tënde ndoqi, ndoqa.

(Të) erdha.

më pëlqen të vij te ti

(se) ti më çon te vetja.

Tani jam qetë

Mund të flasim.

– Kaq e rëndësishme jam (unë)? – pyete.

– Kaq të rëndësishëm jemi ne. Kaq e rëndësishme është bota – të thashë.

Mes turmave të pafund:

jemi veç ti dhe unë.

***

Lëshova fyellin e zemrës sime

ti u këndelle nga dremitja.

E njohe melodinë!

I vure veshin.

U poqe ta zije nga vjen.

E zure.

Nuk e di pas sa kohe e zure.

Nga Agron Islami – Tetove, Maqedoni

 

“Kondesim”

 

Shoh malin dhe retë.

Shoh detin dhe qiellin.

Largoj retë,

sjell diellin.

Në jetën e çdokujt

Të keqiat kam blujt,

Për të nxjerre të mirat

T’u lahen të nxirat.

Retë qeshin e lodrojnë.

Mëkatet e njerëzve pastrojnë

Kur tëposhtë kullojnë

Dhe veten shkatërrojnë.

Ja cikli natyrës,

Ja lan fytyrën mënxyrës.

Ja lan ja bën drit,

E ata sërish ndoten çdo ditë!

Blerina Llalla – Florida, USA