Petrarka gjithë mundin krijues ia kushtoi poemës “Afrika”. Në pushime, kur çlodhej pas punës, shkruante sonete për të dashurën.
S’kaloi shumë kohë dhe u harrua “Afrika”, ajo gjigandja me mijëra vargje, ndonëse Petrarka ditë e natë punoi për të, pa gjetur paqe.
Vetëm tw voglat, poezite për Laurën, jetuan. Madje ngado njerëzisë ia morën mendtë. U ngrit një grua dhe për Poetin bëri më shumë se një kontinent.
Njw grua, njw grua, pwr Qiell e pwr Toke, edhe Zot tw bwn kur ta jep nw kokw!
Shënim: Ky portret vjen si shenjë miqësie nga Hana Xhihani, poete e piktore, mikja jonë që jeton në Francë.