Suplementi Pena Shqiptare/ Ylli Meçe: Meditim për Adem Jasharin

177

            (Baladë)

Sa vështirë e paskam
“Bacë”, për ty poemën
ti “shkrove ” me pushkë,
unë “pushkë” kam veç penën.

Vallë çfarë mendoje…
në at’ Mars plotë ngricë,
a mos vallë flamurin
ngritur në Drenicë?!
Se ç’ma ndeze zemrën,
nuk di pse mendova,
në at kullë-kështjellë,
mbledhur gjithë Kosova..!

Eh… kjo kulla jote
ndërtuar me gurë…!
Themelet plot-zemra,
zemrat gjithë- flamur!

Kjo kështjellë barot
nuk është si e Mujës,
tre herë u rrethua
si kala e Krujës!

Jashtë, përmbi mure,
me plumb gdhendet guri,
tash lufton kështjella,
në ballë prin flamuri!

Ndalet për pak çaste,
ndalet historia,
dridhet universi,
nën peshën e tija.

Dikur dhe ka ndodhur,
Veç…shekuj më parë,
kur lufton kështjella,
vetë në vijë të parë!

Brenda një fortese,
tre ditë epope,
çjerr faqet Evropa,
se… do kabare !

Si u ndjeve ” bacë”,
kur e pe të vrarë,
në fortesën tënde
dëshmorin e parë?!

Ky vend i shqiponjës,
s’ka dëshmorë të parë,
nuk ka as të fundit…,
ndaj dhe jemi gjallë!

Flakë e zjarr e ndez,
dushman,bir i bushtrës!
unë jam prej Prekazi
flas me grykë të pushkës!

Flakë do marrë Kosova,
një herë kemi le,
unë jam shqipe mali,
ti korb pa atdhe!

Do të shkul prej toke,
shkja… – të humbtë soja.
për liri- mbjell arat
me plumb e gëzhoja!

Je një farë e keqe..
s’bën për Dardaninë
dhe në tokën tënde
je mort për Serbinë!
………
Ndaj shporru prej meje,
në shpirt kam Lirinë,
atë s’mund ta vrasësh
është për Shqipërinë!