Suplementi Pena Shqiptare/ Vullnet Mato: Letër vetvetes

362
Sigal

 

Shoh se njerëzit, flasin me vetwveten tani,

kur arrita edhe vet, të bie në trishtime.

Do provoj letërkëmbimin, të flas me ty,

moj e dashur dhe e shtrenjtë, vetja ime!…

Mos pyet pse të dua shumë, moj vetwvete!

Po s’të desha ty, nuk dua në botë asnjeri.

Perëndoi koha, kur të mashtroja me epitete,

sikur isha proletar e për ideale bëhesha fli…

Sot për jetën e vdekjen time, s’pyet askush,

prandaj duhet të jem, shërbëtor për vetwvete.

Po s’më dhanë ç’më takon, barkun të mbush,

u çoj klithma atyre, që gatuajnë të ha dekrete.

Më shkakton trishtim, me tronditje tërmeti,

mënyra arrogante, si artikulohen mendimet,

në kokat e disa krerëve kryesorë të shtetit,

që arrogancën e reflektojnë dhe në veprimet.

Tek ne, s’ka ndryshuar asgjë, në perceptim,

bëhemi skllevër të votës, që japim të na prinë!

Ata bëhen pronarë mospërfillës, për pasurim,

ne, nga gabimi në gabim, përsëritim historinë.

Ashtu si pesë dekada, nuk shkuam në komunizëm,

por u shtypëm, u vramë nga dhuna e luftës klasore,

pesë dekada të tjera, nuk shkuam në kapitalizëm,

siç premtuan prijësit mashtrues, gjatë kësaj kohe.

Së pari, ata që marrin përsipër ofiqe shtetërore,

duhet të vënë kokat, aty ku këmbët kanë përtokë,

të ndjekin kokëposhtë, ecjen e gjurmëve popullore,

që xhepat lëshuar përmbys, të mos i mbushin dot.

Të mos vënë nëpër kolltukë, kukulla të çdo ngjyre,

në teatër kukullash, t’u lëvizin fijet e të flasin vet,

se njerëzit tani, kanë më shumë mençuri prej tyre,

dhe s’e hanë gënjeshtrën, përsëritur çdo katër vjet.

Të korruptuarit, mafiozët dhe gjakatarët e krimit,

s’e kanë vendin në foltoren e lartë, ku bëhen ligjet,

por prapa hekurave, në purgatorin e vetëkorrigjimit,

nëse dikur mund të quhen, të korrigjuar nga gjyqet.

Ky truall ka mendje konkurruese, në trurin e botës,

ka të rinj, të zgjedhur eksplorator për në yllin Mars,

ka filozofë, profesorë, ekonomistë të zotë të kohës,

pse duhet të vihen në timon, të lënët nga koha pas?…

Më hapur se kaq, s’kam si flas me ty, moj vetja ime,

kur detyrohem në intimitet, të përdor letërkëmbime!…