Suplementi Pena Shqiptare/ Virgjil Kule: Shiu i verës

135
Sigal

Ç’është ai shi në mes behari,

që e quajnw “vrap gomari”?

Nxihet qielli me shpejtësi,

zagushi, të merret fryma!

Dhe pastaj ja plas një shi,

si litar a si me gjyma.

I çuditshëm shiu i verës

gjëmëmadh, por që zgjat pak:

Një syshkelje e vjeshtës nuse,

një kollitje e dimrit plak.