Suplementi Pena Shqiptare/ Virgjil Kule: Kotësia e privatësisë në avion 

259
Sigal

U ula në vendin tim, në avion

klas ekonomik, në fund, te tualeti.

E teksa po shtrëngoja rripn’ e sigurisë

tre rreshta para meje plasi kiameti.

Dy vetë u grindën për anë a për dritare.

Jo D po F, fytyrëngrysur, s’kish lëshim,

por mbeten të habitur kur stjuardesa u tha:

„Se vendet D. dhe F. i kishin zgjedh gabim „!

Që aty, (pranë tualetit), i hedh një sy avionit.

Seriozitet i madh, pa ngjyrë, pa eskpresion!

Më vjen vertik të ngrihem, t’u them se për dy orë

do fluturojmë të mbyllur në një destinacion.

Kot grindesh për një vend: ane apo dritare:

me germa D.E.F – i ke në Bording card ‘.

Mendo për kohën tjetër, atë transcendentale,

që do kalojmë së bashku, të mbyllur, atje lart.

T’u them duke nënqeshur se për dy orë me radhë

E shtrenjta privaci sa pak ka për t’iu vlejtur!

Imagjinoni pak, o ju, bashkëudhëtarë,

në pllajën me dëborë sikur të keni mbetur!

Pastaj do t’iu rrëfeja vitin ’72 (1)

kur privaci askush nuk mundi dot të mbante.

Kur jeta përballë vdekjes u ndeshën sy më sy,

ai qe mbeti gjallë të vdekurin po hante.

Po lëre thashë, cc’ti trembësh kot më kot!

Me ankth e me kureshtje patjetër do të dëgjojnë.

Por, prap, sapo ti të kesh mbaruar,

më ethshëm privacione do zenë ta kërkojnë.