Suplementi Pena Shqiptare/ Tomorr Shasho: Dasma dhe fjalët

573
Sigal

Po afrohej dita e dasmës së Zeqir Matrallozit. Gjyshi i tij, Mazllumi, kishte vendosur datën e dasmës. Ajo do të zhvillohej, në 13 korrik, sepse në këtë muaj nuk mugojnë frutat e perimet. Qengjat dhe kecërit janë rritur, por dhe ndonjë viçok e gjen. Babai i Zeqirit, Alushi, se bashku me të shoqen, Zarifen, filluan të meren me grumbullimin e ushqimeve; si mielli për çyrekët, petët e sheqerin për bakllavatë, rakinë e vezët, gjizë, patatet e domatet për meze. U ndanë ftesat në miqësi e shoqëri.

Fisi Qypi me fisin Perustia, për arësye të një thashethemnaje, flisnin lart e poshtë se, edhe po t’i ftonte Mazllumi, ata nuk do të merrnin pjesë në dasmën e Zeqirit. Thuhej se Zeqiri, në një natë me hënë, na ishte përzier me Merushen e fisit Perustia. Në këtë koklavitje midis dy fiseve kishte marrë pjesë dhe fisi Qypi, por në mbrojtje të fisit Perustia. Duke menduar se në raste dasmash e vdekjesh zemëratat liheshin mënjanë e bëhej pajtimi, Mazllumi iu dërgoi ftesat. Të dy fiset kundërshtare me fisin Matrallozi, jo vetëm që kundrshtonin marrjen pjesë në dasëm, por fillun të flasin keq e më keq, si në shoqëri dhe miqësi, kundra kësaj dasme. Dikush shante se mishrat ishin të dobët dhe gatimi do të ishte shumë i keq. Madje kishin arritur deri atje, sa të thonin se vezët do gatuheshin të prishura e do t’i zinte barku të gjithë dasmorët. Kulmi i shpifjeve arriti kur u përhapën fjalë se gjyshi i nuses, Selimi, donte jo vetëm 13 deri në 15 krushq, por nuk e hipte të mbesën në kalë pa patur edhe krushq nga fisi Qypi e Perustia. Kishte qenë dakord që të shtyhej dita e dasmës, e cila ishte e pamundur të ndodhte, vetëm e vetëm që fiset ta gjenin fjalën dhe t’i shkonin krushq edhe nga fiset kundërshtare, për arësyen e vetme, se do t’i bëhej qejfi nga respekti që kishte për ta. Megjithëatë dasma u bë. Krushq s’shkuan, as 15, as 13, por 9. Ata vajtën, morën nusen dhe në shtëpinë e dhëndrrit buçiti kënga e vallja. Në orën e caktuar mbyllën dhëndrrin me nusen dhe vazhduan muhabetin duke ngritur dollinë as me 9, as me 13, por me 15 shëndete. Në fshat diskutohej, nëse krushku i kishte pranuar 9 krushqit apo kishin gjetur krushq të tjerë sa të plotësonin numrin 13 apo 15-të? Po çc’bëri krushku, gjyshi Selim, kur pa se krushq nga fiset, që i kishte aq për zemer nuk kishte? Po mbesën si e hipi në kalë? Një person, i cili nuk donte të indetifikohej, thoshte se në shtëpinë e nuses hynë 15 krushq.

– Kur erdhën krushqit, unë isha në majë të kodrës dhe i numërova… Ashtu si vazhdoi dasma dhe më pas çifti jetonte për bukuri, po ashtu vazhdoi e vazhdon diskutimi për krushqet. Të dy fiset ende diskutojnë: Kishin hyrë në shtëpinë e nuses: nëntë, trembëdhjetë apo pesëmbëdhjetë krushq..?! Thuhet gjithashtu, edhe pse barku i nuses duket i rrimbullakosur, fiset flasin: ” Ka mundësi që nusja të mos mbesë me barrë!”