Suplementi Pena Shqiptare/ Skënder Rusi: Në sytë e tu digjen meteorë

205
Sigal

 

NË SYTË E TU DIGJEN METEORË

Në sytë e tu digjen meteorë!

Ti rri e heshtur,si një Perëndi!

Unë fshehur jam ,ku burojnë lotët,

E kam një vend që s’ma gjen dot as ti!

Në sytë e tu digjen meteorë,

Përmbysen qiej,ashtu,kot më kot!

Unë fshehur rri,ku burojnë lotët,

Bëj të të flas,po nuk të folkam dot!

Në sytë e tu digjen meteorë,

Qerpikët po të përcëllohen krejt!

Unë fshehur rri,ku burojnë lotët,

Dua të ik,por s’po e gjej një shteg!

Kam frikë,

Mos dhe mua

Ti më djeg!