Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Të shkruaj në shpirtin tënd

36
Sigal

Ti zemrën, s’ma mbyll dot,
Jo, jo, s’ma mbyll dot mua!
Se do vij të ta them copë,
të ta them se sa të dua!

Se për ty nuk jam i huaj!
Këtë mos e shko ndërmend.
“Të dua!”, – do vij ta shkruaj,
ta shkruaj në shpirtin tënd.

NOA

 

Nëse një Ditë…

Nëse një ditë, zërin s‘ma dëgjon më,
dhe ti ke shumë mall për mua…
Lexoji vargjet e dedikuara një nga një;
aty do kuptosh se të kam dashur dhe të dua.

Kur të jeshë e trishtuar e gjendesh në vështirësi;
të gjitha premtimet e mia, ti, mbaji në mend!
Gjithmonë, me shpirt e zemër do të jem te ti!
Në çdo kohë do jem dielli i agimit tënd.

Nëse ndihesh vetëm e në shpirt ke ftohtë,
E rrotull teje nuk shikon më dritë:
Mendo dashurinë tonë të ngrohtë!
Me të s‘do ndihesh vetëm, për asnjë ditë.