Suplementi Pena Shqiptare/ Sabrie Selimaj: Sharmi yt nure hëne

398
Sigal

Vij si flladi, të përpush,

Flokët fije, përmbi supe,

Të puth sy e të puth gush,

Bëhen flakë, djeg si prush

`
Sharmi yt nure hëne

Kurorëzon  bukuritë

Syri i shkruar, vetëtim

Brenda  ti,  më përpin.

`
Gjysma ime, gjysma jote,

Bëhen një, frymojnë jetë,

Zemra ime, zemra jote,

Cicërojnë si zogjtë në bjeshkë

`
Ëndërra ime fluturake

Rrjedh si vargu poezisë

Përtej botës imagjinare

Ku mbretërojnë dashuritë

`
Gjaku zien, zemra troket,

më jep frym, më jep jetë,

shpirti para teje falet,

hapi drejt teje, nuk ndalet,

`
Sharmi yt nure hëne,

më përpinë si me magji,

mrekullia e kësaj bote

pjalmi i lules dashuri…