Suplementi Pena Shqiptare/ Rudina Papajani: Çasti që më fale ti

560
Sigal

Tregim

Sa herë kaloja në atë rrugë ishe ti.Si ka mundësi të gjendesh pikërisht aty ku shpirti del më triumfator se fati,aty ku dashuria thotë eja edhe në qoftë se do ta pengonin.Nje mori brengash mundohen të fshijnë avullin që copëra jetë jetojnë të dëshiruara në kodin e shpirtit.Po ecja mes kalimtarëve pa kuptuar në flisja më zë të lartë apo thjesht mundoja atë dorëshkrim të fshehur te zemra. Ecja dhe mendimet shtyheshin..afroheshin sikur të donin të masnin dashurinë time për ty. Ja dhe shkolla e dikurshme..kish mbetur po ajo..vetëm se mungonte diçka që sillej në hapësirë..fliste me nxënësit..takohej në ato koridore ku jetonte historia e Anës dhe Edit..një sëmbim në kraharor..ç’po them unë jam vetë Ana..kish kaluar kaq kohë dhe ende me shfaqej dashuria e parë për Edin. Sapo kisha filluar vitin e parë të shkollës së mesme. Si çdo ditë reshtoheshim përpara shkollës për të bërë përshëndetjen..një traditë e përhershme në atë shkollë. Në rrjeshtin paralel, aty ku ishin nxënësit e vitit më të lartë, pashë një djalë bjond, më sy të çelët, më vështrim fëminor që më vështronte.Të binte në sy gjatësia dhe trupi i bukur. Sytë tanë u kryqëzuan.  U skuqja ,pëllëmbët e duarve mu drodhën ,në ballë ndjeva ca sumbulla djerse..Nuk e kisha përjetuar kurrë atë çast..Ditët kalonin pa u vënë re..por ndjeva se unë kisha ndryshuar. Nuk isha më ajo Ana e ndrojtur,që zhytej në atë botën e librave,që rrinte më orë të tëra duke medituar,apo duke parë lulet e kopshtit. Ishte prishur pakti i qetësisë më veten..Aty ishte ai..Nuk e përfytyroja se shikimi manjetik i një çasti do më mbërthente,do më elektrizonte gjithë qenien time. Mbasdite shikoheshin më shpesh. Ai dilte më shokët,ndërsa unë më motrën time Lirën ,që i kisha treguar gjithçka. Nga larg Edi më buzëqeshte,me shkelte syrin dhe pastaj vërshëllente këngën e tij të preferuar. Kishte raste që dalloja në sytë e tij,nje lloj dhimbje të përzjer me një buzëqeshje të çiltër. Një ditë kisha pastrimin e klasës. Duke mbushur ujë ,afër tualetit pashë Edin. A thua kishte kohë që priste aty. Ai u afrua pranë meje..lehtas më përkëdheli fytyrën. Befas nga syri i tij pashë të shkëputej një lot që shkoi dhe u vendos në cepat e buzëve, si për të mbyllur një sekret. Sytë tanë u bashkuan në një. Buzet e tij u harkuan mbi buzët e mia dhe aty ndjeva ,puthjen e një loti dhe malli. Qëndruam gjatë në atë përzjerje të tulte,si të donim mos të ndaheshim kurrë. Me përqafoi fort,në atë shtrëngim ndjeva zemrën të më rrihte,dashurinë e parë,puthjen e njeriut që doja. Kaluan ditë,por Edin nuk e pashë më. Më vonë mora vesh se vuante nga një sëmundje e pashërueshme. E kërkova,doja të isha pranë tij,doja dashurinë time fatkeqe. Prej tij më erdhi vetëm një letër që e ruaj dhe sot si shpirtin tim. Edi më shkruante:mbaj mend buzëqeshjen time..puthjen time të vetme..dashurinë time për ty…..