Me javë të tëra s’ia ndava diellit sytë,
e prisja si perëndonte i lodhur mbi male.
Nga dielli i mëngjesit një shëmbëllim i dytë,
i përflakur si një lulëkuqe e madhe.
I habitur ngela, kur rrezet e tij laheshin në dete,
zhyteshin e dilnin si delfinë akrobatë.
Ditën e tërhiqte dhe e merrte me vete,
natës i linte hënën dhuratë.
E shikoja Diellin si ja puthte buzën malit,
si foshnja gjoksin nënës në shtrat.
Një nga një po çelnin si lulet e majit,
dëshirat e mia për këtë perëndim të art.