Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Baba Hekuran Lavdia

67
Sigal

(U prehsh i qetë në parajsën që të dhuroi Zoti o fisniku i Bektashinjëve, Baba Hekuran Nikollari)

Er’ e Vjosës mbi kodrinë,
flet me baba Hekuranin.
Shkrep mbi shkëmb një vetëtimë
ndriccon Alipostivanin.

Kodra që e puth Dhëmbelin,
për një çast u zvogëlua.
Gjithë pyjet lotin po derdhin,
lumë më lumë, krua më krua.

Alipostivan me nure,
të ngriti që nga themelet.
Përmbi gur u mbollën lule,
brenda mirësia derdhet.

Fisniku i Bektashinjëve,
Baba Hekurani ynë,
jeton si dritë e qirinjëve,
qielli ja puthi synë.

O Ëngjëlli kryelartë,
flë sot me yjet në qiell.
Na mungon fjala e artë,
botës ju shtua një diell.

Baba Hekuran Lavdia,
të pret Alipostivani.
Teqeja dhe dashuria,
si binjak,sa shumë që ngjani!