Suplementi Pena Shqiptare/ Pullumb Ahmeti: Sjam poet por shkruan zemra

515
Sigal

**Një përgjigje për dikë,,

1.U zumë Omer Khajam, mbrëmë u zumë

eh, pse,, thua zotrote, për të bukurat cupa???

jo, jo,është turp, shqiptar jemi s’morëm drunë

as dehur ishim nga vera hedhur në kupa.

 

2.Xhelozia, Omer, ndezi këtu ndër nesh zilinë

kohë kam të ftoja netëve dimrit nëpër ngrica

s’më erdhe Khajam, më bëre gjith atë punë

poeti ziliqar filloi me fjalë të bëjë magjistrica.

 

3.Shkrova për ty netëve te dimrit se dimër vërtet

është dhe tani që po shkruaj e hedh mbi letër

s’më lanë rehat, se unë s’jam me shkoll poet

fjalët i thur e miqësia,më thërret me këtë emër.

 

4.Jam bir çobani lindur rritur staneve në male

se s’kam turp ta them Omer Khajami edhe sot

për ty shkruajta në letër rreth dyqind vargje

dhe xhelozinë e vrava në djep për jet e mot.

5.Ç’pata Omer Khajami, pse të preka eshtrat?

se këtu çakenjte gati janë të të shqyejnë

unë biri çobanit shkruajta të bukrat vjersha

e të ”MENÇURIT”kërkojnë të më përlyejnë.

6.Po të them drejt për drejt o poet i zgjuar

në bahçe time punoj e tokën bëj thërrime

s’hedh sytë andej këndej fruta kam prodhuar

të gjitha poezit jan fryt i mëndjes zemrës time.

 

7.Ngado ku shkoj në miq e shokë nëpër gosti

mbrapa më ndjekin rreshtuar ushtarët e poezive

vazhdoj për ditë e shpirti ndjenjës i jep dritë

e lëndinat aromëplote zemrës i japin gëzime.

 

8.Ç’pate poet,që më thua mua plagjiaturë

mesazhin s’është faji im poet.pse s’e kape

ti me 12 vargje e unë me dyqind e kusur

merre djepin poetik tëndin poet dhe hape

 

9.Pse poet më ngacmove në Nder mua?

s’jam askushi lindur në këtë jetë kaluar

unë, të thash s’marr krunde gjitonisë hua

por drithin ëndë e bëjë mullirit në të bluar.

 

10.Ç’pate POET i MADH pse më ngacmove

s’ta kisha ngenë të flisje për mua me ironi

pse më ngacmon në shtratin tim a dëgjove?

në jetën time s’jam mësuar me hile, pabesi.

 

11.Nuk të preka POET i madh kurr në vargje

se burri kur jep besën e tij e mban gjallë

por ti se kuptoj dot pse dole me dy faqe

në këtë jetë ka dhe ekzemplarë të rrallë.

 

12.Po e lë me kaq o poet se do shkruaj

kam pluguar arën thellë e do ta frezoj

kështu jam unë agronom i arave pluguar

thirri penës sate se unë kurrë s’dua të gaboj.

*********

PULLUMB AHMETI 24 SHKURT 2015