Suplementi Pena Shqiptare/ Pullumb Ahmeti: Një pikë loti s’e mbajta dot,,,,,,,

477
Sigal

Meditim për tim At’

Eh ç’mu kujtove i imi baba!
Ktheva mendueshëm kokën,
mos të shihja gjë, diku, pas meje
vegim, imazh, përfytyrim, s’e di
a zemra ndjeu mall 
mos fshehur rri pas reje?


Baba, eh, baba!
Një fjalë që buza dridhshëm nxori:
pse, edhe vetë, baba…
baba, jam bërë këtë ditë
përmallshëm del nga kraharori!

 

Një pikë loti derdhet
eh, s’e mbaj dot, ati im nga sytë.
Baba, ku të të gjej baba?!
Në ëndrrat e përgjumura
a netëve udhëton i pagjumë?
Eh, kohë ikur hapësirave të kaltra,
syri kaherë të kërkon,
diku fjalës më ke lënë gjurmë.


Baba, baba!
E ëmbla, e forta, burrërorja fjalë,
peshon rëndë, sa edhe guri
rrënjëzuar ka në shpirtin tim.
Pas fjale mbahet burri.
Përherë ma thoshe si një këshillë.

 

Baba, mos më prit dhe sot,
s’të vij dot t’ju dredh një cigare,
ta ndez e të tymos mbi mermerin e bardhë,
të ulem aty mbi baltë e të fjalos.


Larg jam, koha, eh koha,
supeve më ka hedh edhe halle!
Mos m’u mërzit baba,
unë biri yt po të nis këto radhë.

Kur të vi, me zë do të t’i lexoj
aty shtratftohtit, mermerbardhit.


Dhe unë biri yt, e di, o Atë,
që s’do t’më dëgjosh
ah, po,harrova që shpirti yt më ndjek së larti.
Baba, dëgjova e kryet ktheva
baba, baba jam dhe unë!
Në rrugëtime pambarim mbeta.
Mos u mërzit, më the, është si lumë jeta!