Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Theodhori Proko

642
Sigal

Treni i jetës

Treni i jetës në këtë botë

Është i vetmi tren “ekspres”

Që udhëton në rrugë pa kthim

Vetëm me një sens

Lindje – Perëndim.

                                           Mua më duhesh ti

Zogut i duhen krahët

Në hapësirë të fluturojë

Mua më duhesh ti, e dashur

Që zemra të jetojë.

                                                       Një miku

Rrugët tona u ndanë në jetë

I falem zotit, s’kërkoj më shumë

Mbeta i varfër, po jam i qetë

Ti i pasur, por i pagjumë.

                                                 Afërditës

Mungesa jote, si mungesa e hënës

Me errësirë m’i mbush sytë

Natës së trishtimit endem si i verbër

Duke të kërkuar ty, moj Afërditë. 

                                        Fatet nuk janë njësoj

Fatet e njerëzve kështu janë shkruar

Njëri të qesh e tjetri të qajë

Dikujt me gëzime udhën ia ka shtruar

Dikë e ka dënuar të vuaj dhe pa faj.

                                 Hyr po deshe në shpirtin tim

Unë kam jetuar vetëm për ty

S’kam pasur mëdyshje e as dilemë

Hyr po deshe brenda shpirtit tim

Dhe do bindesh për këtë që them.