Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Spasse Thanasi

743
Sigal

Me  Rozafën pamja  shekullore   mbi  qytet

ndrin  mbi  Bunё

Nё  mjegullën  e  lashtёsisё  humbet  thellë

Si  njё  bukuri  qё kthehet  nё  mallkim…

 

Rozafa  u  kthye  nё  njё  mit-murimi

Tre  vёllezёrit  fatit  i  folёn  urtёsisht

Bukuria  u   bё  i tyre mallkimi

nё  kodrёn  e  Valdomezit  njё  ndjenjё  e  hollё !…

Aty  ndërtuan  njё  kёshtjellё

Kalaja, rrёnimin  ushqeu  qё  nga  lindja

Me  rrёnim  demoni  mbi  mure

Rozafa  e  shёmtuar  nga  motet  ende  qan !…

 

Tapeti  gri  i  gurëve  të  sokakut!

 

 

Berat !

Gjithmonë  të  kam  në  zemër,

Nuk  të  humbas  as  në  mendje!

Një  truall  joshës  dashurie, malli  e  zjarri!

Përjetime  dhe  frymëzime  më  shpalos  në  sy,

Me  mall  më  mbush  në  shpirt, për të ardhur  përsëri!…

 

Bekimi  i  Kështjellës  çel  gonxhen  e  trëndafiltë

Gurë-gdhendësit  rruajnë  ende  profilin  e  vetë  gri

Mbi blloqe  të mëdha guri  “gdhendën”  krenarinë  e  qytetit

Lidhën  fort  Tokën  me legjendat

Dhuruan  shpirtin  plot  bukuri  mbi  sokakët  e  gurtë !…