Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Rudina Papajani

555
Sigal

MË DUHET FRYMA JOTE…

Më duhet fryma jote,
çastet kur më rrëmben,
netët e mbyllura në ëndra,
e pak ekstazë në mëngjes..
Më duhen të gjitha stinët e tua,
kur dimrit mangallin zë e nakatos,
kur vjeshta zë e ngjyhet,
kur venat trashen nga gjaku i ngrohtë.
Po shihet një lule,
mbirë në pranverë,
fluturat ngacmojnë shpirtin,
dehja shend e verë.
Mbrëmjeve mos më ngacmo,
kur Romeo të jesh,
s’do heq dorë nga ëndra,
kur dashuria nga guacka të zbres…

PO NJOH…

Po takoj hënën,
që liria e yjeve,
të gjej një shtrat të ngrohtë.
Po njoh frymën,
e natës magjike,
që kish filluar të takohej me diellin,
mëngjeseve,
pa dalë te kodra.
Po flas cdo ditë me të ,
për ti njohur shpirtin,
zemrën që flet netëve ,
kur ne mbyllim telefonin ,
dhe presim prapë me ankth,
për të dëgjuar tingullin që dridhet kaq ëmbël.
Sot po njoh zjarrin,
që u fut pa ngrohur mirë,
në shtratin tim.
Po largoj të vetmin “tepricë”,
AKULLIN nga e djeshmja,
pa u bërë pjesë e trupit tim.
Sot po njoh atë,
të vetmin e ditëve me diell,
atë re të bardhë që erdhi dhe u ul padashur,
në shpirtin tim….