Suplementi Pena Shqiptare/ Petro Marko: Mungesa e lirisë

1118
Sigal

Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët

Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth.

Nga duart, nga yjet,
Si nga një libër i hapur,
Mund të parathoshe çdo gjë.

Si fatthënë e ngrysur që ishe

Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet,
Se në flokë,
Në ballë,
Në sy,
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirisë.