Suplementi Pena Shqiptare/ Petraq Risto: Zakone milingonash, bletësh dhe poetësh…

250
Sigal

Poetët janë të shumtë, të ngjashëm si mizat e dheut:

të ngjashme dhe kokrrat e grurit që mbajnë mbi vete.

Ecin në rresht pas njeri tjetrit me hierarkinë e gënjeshtërt

të ngjashëm si milingonat: poetët.

Ca milingona nxjerrin krahë dhe martohen në ajër.

Pas martesës i këpusin fletët.

Mbretëreshat jetojnë 100 herë më shumë se të tjerët.

Të ngjashëm me milingonat: poetët.

Duke u çiftosur në ajër

Duke ëndërruar hapësirë më tepër

shumë milingona i ruajtën flatrat: u kthyen në bletë.

Të ngjashme bletët me njëra-tjetrën.

Të ngjashme lulet, hojet gjashtë cepësh.

Dhe shija e mjaltit: e njëjtë…

Për të mos qenë kaq të barabarta

zgjodhën Mbretëreshën…,

dhe pse rrallë kjo ndodh me poetët.

Bletët virgjëresha po në ajër martohen me mashkullin mbret.

Shpesh pas çiftëzimit femra mbretin vret:

te lulet pa seks zbraz stresin e vet…

kështu ndodh shpesh dhe me poetët.