Suplementi Pena Shqiptare/ Miranda Haxhia: Një vajzë shkroi se po ikte nga Shqipëria…

592
Sigal

 

Një vajzë shkroi se po ikte nga Shqipëria… Dhe shkundi dynjanë. Iu kundërvu ndonjë nga këto gazetaret e trepunësuara me miq e me bukuri e me ca qoka të tjera.
Ajo që iku bëri gabimin më të madh. Si është e mundur t’i ikësh këtij vendi të mrekullueshëm, që po lulëzon dita ditës?
Iku. E ku do gjejë ajo atje ku do shkojë, një infermiere apo sanitare që t’i fusë në xhep ‘një kafe’? Si mund të privohesh nga emocioni i dhënies së rryshfetit për një vend pune? Oh sa shijon ajo puna, pasi ke paguar 3 milion apo, nëse këkon në fushën e mjekësisë, të futesh në shtet, provon emocion akoma më të bukur, kur siguron nëe vend me 10 milion nën dorë.
Iku. Po si do jetojë ajo andej, pa provuar universitetet tona me nivel ‘marsian’ për cilësi, do t’i duket Harvardi si ish shkolla mekanike bujqësore e Lushnjes.
Sa ja qaj hallin asaj pedagoge! A lihet pejzazhi i bukur me qindra e mija kafene në të dyja anët e gjithë rrugëve të atdheut?! Do ketë mall të rrijë pa punë, fakirja. Si la ajo fabrikat dhe kombinatet tona, fasoneritë ku lumturohen gratë e vajzat me osteoporozë nga qëndrimi i gjatë në punë e pastaj ajo ndjeshmëria e pagës 150 mij lek të vjetra, është e pashlyeshme. Ku do gjejë lajme bombastike se si arrestohet një hajdut autobusi apo si një mjek mori ca lek për një operacion, ku qëndoi mbi zemrën e çarë 6 ore, pa menduar familjen, dritat, ujin, ushqimin. Atje ku shkon, mund të dëgjojë që ministri jep dorëheqjen, apo del para drejtesisë, apo shkon në punë me tram; por do t’i mungojnë buzëqeshjet e politikanëve kur dalin nga prokuroria… e gjykata…të pafajshëm.
Unë për veten time nuk iki. Më pëlqen Shqipëria e batutave, Shqipëria e tenderave, e koncensioneve. Më pëlqejne ministrat. Sa të pafajshëm janë, m’u si fëmijë! Te iki e të digjem nga malli për Taulant Ballën?! Si mund të ikësh nga ky vend që në çdo tre keca, lind një shkrimtar! Po më shumë nga të gjithë… më pëlqen ai, batutaxhiu i madh. Të ikësh e të lësh të dëshpëruar kryeministrin për ikjen tënde?! Se ai mërzitet më shumë nga të gjithë, nëse ikin njerëzit. Edhe për Silvanën. Jo për gjë, por donte ta porosiste që t’i sillte ca takipirina e brufen nga jashtë, se paracetamoli i mikut të tij është me hashash.